Po Jerusalemit, Po Gjykatës Speciale, shqiptarët gjithmonë me SHBA-të

Politika

Po Jerusalemit, Po Gjykatës Speciale, shqiptarët gjithmonë me SHBA-të

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Marrëdhëniet ndërmjet të shqiptarëve dhe popullit amerikan datojnë qysh moti, dhe me kalimin e kohës ato vetëm sa janë forcuar. Amerika gjithmonë iu ka gjendur pranë shqiptarëve. Po të mos ishte përkrahja ngulmuese e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris gjatë viteve 1919-’20, i cili tekstualisht kërkoi nga Serbia dhe Mali i Zi të tërhiqen nga territoret e pushtuara shqiptare, Shqipëria nuk do të ekzistonte si shtet.

Pavarësisht këtyre, SHBA-ja megjithatë ua ktheu shqiptarëve në fillim vitet ’90, me përkrahjen që Shqipëria t’i bashkohet botës demokratike dhe me përkrahjen e aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për liri. Po të mos ishte vendosmëria e Presidentit Bill Clinton, NATO-ja nuk do ta bombardonte Jugosllavinë dhe nuk do ta çlironte Kosovën.

Po të mos ishte vendosmëria e Presidentit George W. Bush, Kosova nuk do të mund të pavarësohej.

Po të mos ishte ngulmimi i SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte pjesë e NATO-s (Presidenti Bush ka nënshkruar protokollet NATO - Shqipëri).

A ka bërë ndonjë popull, ndonjë shtet, diçka më shumë për shqiptarët? Jo! Asnjëherë. Përveçse deklarohemi në sondazhe se e duam Amerikën më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të Evropës, ia kemi kthyer fare pak. Madje shpesh ua kemi kthyer edhe me të keq. Së fundi është miratuar rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Mes 128 vendeve anëtare që kanë votuar pro kësaj rezolute ishte edhe Shqipëria.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat