Porosia e Ambasadorit Delawie: Reagimi i politikanëve për Gjykatën Speciale, destabilizon vendin

Politika

Porosia e Ambasadorit Delawie: Reagimi i politikanëve për Gjykatën Speciale, destabilizon vendin

Nga: Bota sot Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 11:10
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie, gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Bota sot”

Mbrëmja e 22 dhjetorit të këtij viti, e ka lënë të zhgënjyer Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Ambasadori Delavwie ka deklaruar se SHBA nuk e përkrahë asnjë përpjekje për minimin e bashkëpunimit me Gjykatën Speciale.

“Nëse mund të filloj duke thënë se isha i indinjuar nga përpjekja e 22 dhjetorit, e së premtes, për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Shtetet e Bashkuara nuk e përkrahin këtë apo çfarëdo përpjekje tjetër për minimin e bashkëpunimit me Gjykatën, gjë që mendoj se është thelbësore sepse ajo sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe tregon gatishmërinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Ambasadori Delawie.  

Sipas Ambasadorit Delawie, procesi i 22 dhjetorit u udhëhoq nga disa individë, u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë.

“Ishte e qartë se ky proces, i cili u udhëhoq nga disa individë, u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer në cilindo që do të sakrifikonte interesin e shtetit të tij për të promovuar interesat personale të tij.  Ata që qëndrojnë pas kësaj përpjekjeje ne do t’i shohim si bashkëfajtorë në çfarëdo tentimi të mëtutjeshëm për të shfuqizuar apo ndryshuar Ligjin, apo për ta minuar përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës në çfarëdo mënyre”, ka potencuar ai.

Për këtë arsye, sipas ambasadorit Delawie, çfarëdo përpjekje e tillë do të kishte pasoja të thella dhe specifike për Kosovën, për të ardhmen e saj evropiane, dhe për marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara.

Ai ka theksuar se, Gjykata Speciale nuk është mekanizëm për të gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo cilindo entitet tjetër, por ajo do të merret vetëm me individët dhe veprimet e tyre.

“Fatkeqësisht, mendoj se burimi më i madh i jostabilitetit në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale është reagimi i politikanëve, të cilët në vend se të japin informata të sakta për mandatin e Gjykatës ata po tolerojnë fjalorin e papërgjegjshëm. Bashkëpunimi me Gjykatën Speciale tregon përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Nuk është mekanizëm për të gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo cilindo entitet tjetër, por ajo do të merret vetëm me individët dhe veprimet e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat