Dueli Thaçi-Veseli, cili do të fuqizohet brenda konventës së PDK? - Bota Sot
Dueli Thaçi-Veseli, cili do të fuqizohet brenda konventës së PDK?

Politika

E diel, 21 tetor 2018

Dueli Thaçi-Veseli, cili do të fuqizohet brenda konventës së PDK?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 janar 2018 Në ora: 19:29
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Analisti Faton Mehmeti konsideron se, Lëvizjet brenda PDK-së janë taktika të orkestruara nga Veseli dhe Thaçi, me idenë se do të mund ta vënë Gjykatën Speciale para trysninë për mos arrestimin e tyre, eventualisht mos shkapërderdhjen e PDK-së në rast të arrestimeve.

Sipas tij, jo rastësisht mbahet konventa në kohën e pritjes së arrestimeve nga Gjykata Speciale, si një lloj marrje mbështetje për të konfirmuar fuqinë politike të atyre që pritet të arrestohen.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se në pozitat kyçe do të ketë lëvizje duke i vendosur ata që pritet të arrestohen, për të bërë trysni ndaj Gjykatës Speciale së gjoja ka synime partiake duke e goditur vetëm PDK-në. Gjithsesi këto lëvizje nuk kanë rëndësi fare për Gjykatën Speciale. Lëvizjet brenda PDK-së janë taktika të orkestruara nga Veseli dhe Thaçi, me idenë se do të mund ta vënë Gjykatën Speciale para trysninë për mos arrestimin e tyre, eventualisht mos shkapërderdhjen e PDK-së në rast të arrestimeve.. Krahu i Veselit do fuqizohet në PDK duke mënjanuar të besuarit e Thaçit brenda saj, ndonëse ky i fundit po e ndjen më tepër se Veseli arrestimin e pritur”, ka potencuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test