Deputetët e dënuar LVV-së mund ta humbin statusin e deputetit, avokati i njohur tregon nenin kushtetues që i rrezikon ata

Politika

Deputetët e dënuar LVV-së mund ta humbin statusin e deputetit, avokati i njohur tregon nenin kushtetues që i rrezikon ata

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 janar 2018 Në ora: 20:36
Deputetët e VV-së gjatë seancës

Sot katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu janë dënuar 5 vjet e pesë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Por, për shkak të këtij vendimi të Gjykatës këta deputet mund të humbin statusin e tyre të deputetit.

Avokati Adrian Gjoshi ka deklaruar për “Bota sot” se këtyre katër deputetëve mund t`ju rrezikohet statusi i deputetit, pasi që është paraparë me nenin 70, paragrafin 3, pikën 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin përkatës të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Image
Adrian Gjoshi

“Po, rrezikojnë ta humbin statusin e deputetit. Një mundësi e tillë është paraparë në nenin 70, paragrafin 3, pikën 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin përkatës të Rregullores së Punës së Kuvendit. Si në kushtetutë ashtu edhe në rregullore, parashihet se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse: Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim. Kjo dispozitë kushtetuese nuk është e konkretizuar aq sa duhet sa i përket asaj se a vlen kjo dispozitë edhe kur dënimet me burgim janë të kushtëzuara, pra, jo efektive”, ka thënë Gjoshi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se pavarësisht interpretimit se do të vlejë kjo dispozitë vetëm për dënimet efektive dhe është jo e duhur duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Për më shumë, për mua si avokat, pavarësisht interpretimit se do të vlejë kjo dispozitë vetëm për dënimet efektive, një dispozitë e tillë kushtetuese me një minimum aq të ulët, është jo e duhur duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka përfunduar Gjoshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat