130 mijë euro grupit për të kryer vrasjen, kush është dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës?

Politika

130 mijë euro grupit për të kryer vrasjen, kush është dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 4 janar 2018 Në ora: 10:09
Nga e majta, Kolonel Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, si dhe Xhemajl Mustafa. Të gjithë këta të vrarë në atentate politike. Në prapavijë, pamje +18, Xhemajl Mustafa dhe Tahir Zemaj të vrarë.

Sot janë bërë 15 vite që kur në një atentat mbeti i vrarë, kolonel Tahir Zemaj.

Ishte  4 janari i vitit 2003, kur në hyrje të Pejës u vra koloneli Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Lidhur me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, kohë më parë, ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Naim Miftari, kishte thënë se për vrasjen e kolonelit ishin dhënë 130 mijë euro.

Miftari, duke folur lidhur me një raport të publikuar lidhur me trazirat vitit 2004 në Kosovë, kishte thënë se grupet e armatosura ishin të udhëhequra nga disa politikanë që janë pasuruar shumë pas luftës.

“Ngjarjet e marsit 2004 ishin miks i pakënaqësive dhe skenareve të shërbimeve sekrete dhe bandave të armatosura ku prapë tyre në enklavat serbe ishte skenar i UDB kurse në këtë anën tonë  ishin shumë shërbime sekrete në lojë por edhe SHIK-u  ishte prezent dhe luante pjesën e vet.  Gjithashtu disa grupe të armatosura udhëhiqeshin me duar të zgjatura të  politikanëve dhe disa komandantëve të luftës të cilët ishin pasuruar shumë  pas luftës, duhet cekur se shumica nga këta luftëtarë ishin shumica pjesëtarë të UÇK-së  që  ishin pakënaqur me zhvillimet  si politike si etnike në vend”, kishte dekalruar Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas Miftarit, ky grup kryente vrasje të porositura, gjersa kishte përmendur edhe vrasjen e kolonelit Tahir Zemaj për të cilën, sipas tij ishin dhënë diku 130.000 eurove.

“Sa i përket grupit që vrau policin në Llap ku u vra një polic i Ugandës dhe një polic i yni shqiptar të cilët e vranë nga plumbat e kallashnikovë 7,62mm në një prit nga një grup i armatosur diku 7,8 veta,  por realisht ishin shumë  e më shumë  se aq afërsisht grupe total numëronin  mbi 30,40 veta pa llogarit mbështetësit, ndihmësit dhe logjistikën që qëndronte prapa këtyre grupeve. Kjo vrasje e policëve ishte kryer vetëm nga njëra pjesë e grupit i cili kishte shtrirë terrorin në tërë Kosovën grupi përbëhej nga disa ekipe që vepronin të koordinim,  por edhe vepronin autonom kur ishte në pyetje vrasje me porosi me para të majme (shembull posedonim në këtë informacion të besueshëm vrasja e Tahir Zemajt, kishte kushtuar diku 130.000 euro) pra vrasjet, kidnapimet, haraçi, ju sillnin profite të mëdha. Ku si kryesorët ishin grupet nga Drenica, Llapi Dukagjini dhe Mitrovicës,  por një grup ekzistonte edhe në rrethinën e Kaçanikut që vepronin autonom në atë pjesë të rrafshit të Kosovës. Në vitin 2004-2005 UNMIK por edhe policia e jonë shqiptarët kishin shumë  të dhëna dhe fakte të mbledhura nga tereni kur dihet shumë mirë kush ishin këta njerëzit dhe kujt i shërbenin kohë pas kohe pasi dihet mirë se ju kanë  shërbyer disa rrymave dhe individëve  me peshë politike. Dhe zhdukja e prova kur u vodhën nga policia në objektin e sigurisht kinse të lartë  pos drogës u vodhën shumë dosje dhe prova pikërisht për këto grupe fakte, incizime të bisedave telefonike (për shembull ishte përcjell numri dhe bisedat e gruas të F-E i cili u arrestua pastaj në Shqipëri pastaj A-S me tre persona tjerë si financoheshin nga personi me pseudonimin (BABUSHI) në atë kohë.... e shumë e shumë gjëra tjera diheshin shumë mirë”, ishte shprehur Miftari.

Po, ashtu ë njërin prej emisioneve televizive në Kosovës, kur ishte debatuar për vrasjet politike dhe letrat e presidentit, Hashim Thaçi, drejtuar kryeprokurorisë së shtetit për zbardhjen e vrasjeve politike, përfshirë edhe tentim vrasjen e ish presidentit, Ibrahim Rugova, ishte bërë e ditur që ekziston një dëshmitar që di për kryerjen e vrasjeve poltike.

Shpëtim Hajdaraj, djali i ish deputetit të parlamentin të Kosovës, i cili është vrarë pas lufte, vrasje kjo e cilësuar si vrasje politike, kishte thënë se në vitin 2013, ka dalë një dëshmitar që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafës e Smajl Hajdarajt.

 “E kemi një rast në vitin 2013, ka qenë një deklaratë publike në një gazetë, i një dëshmitari që lajmërohet nga burgu, dhe ai është i dënuar në një rast tjetër penal, mirëpo ofron dëshmi, unë kam dëshmi, unë kam dijeni për së paku 6 vrasje, 3 prej tyre me motive politike.  D.m.th. i përmend vrasjet e Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, dhe Xhemaj Mustafës. Thotë unë kam njohuri sepse kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal, ka qenë për një rast tjetër i dënuar por tash ai ofron dëshmi, d.m.th. është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, mirëpo gjatë gjithë kohës thotë që i gjithë procesi ka vazhdu veq me dhënien e dëshmive dhe nuk ka vazhdu më tutje”, ka thënë Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

Ai më tej kishte theksuar, se me qëllim nuk ia përmend emrin atij, sipas të cilit një dëshmitar i mbrojtur në atë kohë kishte hyrë në grevë urie.

Ndërsa, Armend Zemaj, familjar i kolonel Tahir Zemajt, kishte deklaruar se ai i kishte parë listat e pagesave ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara politike në Kosovë.

 “Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve. Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, kishte deklaruar Zemaj, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat