Millaku: Ramush Haradinaj edhe luftën e ka bërë për ta arritur këtë luks

Politika

Millaku: Ramush Haradinaj edhe luftën e ka bërë për ta arritur këtë luks

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 5 janar 2018 Në ora: 19:50
kryeministri i Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij Davidin, qëndroi që nga 25 Dhjetori deri me datën 03 Janar në hotelin “Carlton” në Sant Moritz të Zvicrës

Duket se demarkacioni dhe shumë probleme tjera e lodhën aq shumë Ramush Haradinajn, sa që natën e ndërrimit të moteve e kaloi në njërin nga hotelet më të shtrenjta në Botë.

Kryeministri  i shtetit më të varfër në Evropë-Kosovës, zgjodhi hotelin “Carlton” në Sant Moritz të Zvicrës, që është fshati më i vjetër turistik në botë, për t`i kaluar pushimet dimërore.

Aty kryeministri i Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij Davidin, qëndroi që nga 25 Dhjetori deri me datën 03 Janar.

Një natë qëndrimi në hotelin superiorë me 5 Yje në Zvicër, më 31 Dhjetor ka kushtuar hiq me pak se 5 mijë e 500 Franga, ndërsa fëmijët e kryeministrit kanë qëndruar në një suite Komode të quajtur “Cezar” me hapësirë 160 m2 me çmim 5.100.00 Franga.

Kjo suite ka pamje panoramike mbi Liqenin e Shën Moritz dhe Alpeve Zvicerane dhe banjo me përbërje mermerë e granit.

Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suitë ka qenë 40 mijë e 600 franga, për gjithsej 9 ditë sa ka qëndruar kryeministri.

Kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, andaj po e shijon luksin dhe shfrenimin. Kështu vlerësojnë deputetë të opozitës dhe njohës të rrethanave politike në vend.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se  të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike ne Kosovë, që nga marrja e mandatit janë absurditet.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat