Deputetja e Vetëvendosjes “goditje” Haradinajt: Edhe luftën e ka bërë vetëm në këtë pozitë

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes “goditje” Haradinajt: Edhe luftën e ka bërë vetëm në këtë pozitë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 janar 2018 Në ora: 11:23
Drita Millaku, Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj dhe hoteli “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se përderisa Haradinaj e  ia ka ngritë  pagën vetes për ta arritur luksin e vetë, nuk pritet diçka më e mirë nga ai.

Image
Drita Millaku

“Pushimet bëhen vetëm një herë apo dy ne vit, por rrogën dhe beneficionet e tij të përditshme, janë shume më të dëmshme se sa pushimet. Ne e konsiderojmë se në këtë rast nuk është vetme rritja e rrogave, por të gjitha prioritete kryesore që Haradinaj i ka pasur  premtime në fushatë ,e të cilat asnjëra prej tyre nuk ka ardhur në shprehje për tu realizuar, këto janë me të rrezikshme se sa pushimet. Konsiderojë se apetitet e tij për te ardhur në pushtet është vetëm ti ngrit standardet e veta, edhe për kundër që e dinë një numër i konsiderueshëm  i qytetarëve luksin e familjes Haradinaj, se si jetojnë fëmijët e Haradinaj ,si ka jetuar dhe si pretendon që krejt këtë  ta lë trashëgimi”, ka thënë Millaku.

Sipas saj, Haradinaj edhe luftën e ka bere për ta arritur këtë luks.

“I vetmi prioritet i kryeministrit është ti plotësojë kushtet vetës, dhe duke e pasur parasysh që të  gjitha të ardhurat e familjes Haradinaj janë mbi 10 mijë euro ne muaj, kështu që nuk na vije çudi as juve  e as neve që ai ka një luks të tillë. Rezultat i kësaj është që edhe vetë Ramush Haradinaj luftën e ka bërë vetëm për me arrit në këtë pozitë. Duke e pasur parasysh pushimet e tij, Haradinaj  i ka kaluar limitet e çdo politikani, madje edhe të politikanëve që i drejtojnë shtete me te zhvilluara ne bota”, ka përfunduar Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat