Gjykata Speciale “çon” në pushim Kuvendin e Kosovës

Politika

Gjykata Speciale “çon” në pushim Kuvendin e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 janar 2018 Në ora: 20:42
Selia e Gjykates Speciale

“Nga pamundësia që të punojnë dhe të vendosin drejtë, për të punuar ndryshe, ju duhet ende kohë për tu konsoliduar, prandaj shkuan në pushim. Shkuan në pushim edhe për ta matur pulsin e ndërkombëtarëve, se sa ata do të kundërshtojnë, por edhe për të parë se a do të shtohet apo amortizohet kërkesa për shfuqizimin e Speciales. Koalicioni aktual vazhdon të bëj gabim pas gabimi, me çka e vë qytetarin e Kosovës herë në konfuzion, herë në ankth për të ardhmen e këtij vendi”, ka thënë analisti Faton Abdullahu.

Situata dramatike që kohëve të fundit mbretëron në Kosovë, pas tentimeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk i pengoi deputetët e Kuvendit të Kosovës, që t`ia bëjnë vetes pushim deri më datën 15 janar.

Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se shkuarja në një pushim kaq të gjatë, u bë për të matur pulsin e ndërkombëtarëve, nëse ata do të kundërshtojnë, dhe për të parë nëse do të shtohet apo amortizohet kërkesa për shfuqizimin e Speciales.

Deputetë të subjekteve të ndryshme politike nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këtë çështje.

Publicisti Faton Abdullahu, ka thënë se Kuvendi ka shkuar në pushim, pos tjerash edhe pse ky koalicion ka krijuar një gjendje jo të mirë.

Sipas tij, për të vazhduar punën, Kuvendi do t'ia lidhte këmbët vetes e çka është më e keqja edhe Kosovës, prandaj pushimi ka qenë hyrje në korridorin e pritjes me logjikën “shohim e bëjmë".

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat