Kadri Veseli kundër Hashim Hashim Thaçit për Gjykatën Speciale

Politika

Kadri Veseli kundër Hashim Hashim Thaçit për Gjykatën Speciale

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 janar 2018 Në ora: 21:21
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ndryshimi i qëndrimit të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, duket se do të nxis përçarje ndërmjet PDK-së dhe deputetëve të saj të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Një përçarje e fortë pritet të ndodh edhe ndërmjet Kadri Veselit dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi i cili se fundmi vazhdimisht ka qenë mjaft i zëshëm dhe është shprehur kundër Gjykatës Speciale.

Ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nëpërmjet Kuvendit të Kosovës ishte pritur dhe përcjellë me reagime të shumta. Vetë Kadri Veseli, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe krye parlamentari i Kosovës ishte shprehur i gatshëm për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe ishte munduar shumë që bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Presidentin e vendit Hashim Thaçi që të bëjnë shfuqizimin e gjykatës në Kuvendin e Kosovës.

Vetëm pak ditë më vonë, Veseli me një kolumne të publikuar në medie, pati një reagim tjetër duke përkrahur Gjykatën Speciale dhe punën që ajo pritet të bëj.

Veseli ka shkruar se, Specialja qartësisht është e dëmshme për Kosovën, por ajo do të ndodhë, pasi Kosova s’ka fuqi për ta ndaluar atë.

“Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!”, shkruan, pos tjerash Veseli.

Se Specialja është e pandalshme, Veseli thotë se u pa edhe me datën 22 dhjetor, kur ajo u tentua të shfuqizohet.

Në lidhje më ketë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentoj letrën e krye parlamentarit Kadri Veseli, në të cilën ai doli në mbrojtje të Gjykatës Speciale, pavarësisht se në fund të dhjetorit si koalicion me AAK-në u përpoqën ta zhbëjnë atë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat