LDK e gatshme për rrëzimin e Qeverisë, VV më e përçarë se asnjëherë

Politika

LDK e gatshme për rrëzimin e Qeverisë, VV më e përçarë se asnjëherë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 janar 2018 Në ora: 20:44
Kuvendi i Kosovës

“Tani për tani nuk mund të them diçka konkrete, ende nuk është diskutuar nga kryesia dhe grupi parlamentar, por realisht po krijohen konditat që kjo qeveri e papërgjegjshme që po i mban peng proceset kruciale të shtet-ndërtimit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike të lëshojë rrugë. kredibiliteti i saj publik dhe ndërkombëtar është zero” ka thënë Naser Rugova.

Deklaratat e njëpasnjëshme të zyrtarëve të Lidhjes Demokratikë të Kosovës po tregojnë  gatishmërinë e tyre për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj” pas punës 100-ditëshe.

Ata janë të bindur se pas vlerësimit të punës së kësaj Qeverie mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm. 

Ndonëse, kryesia e LDK-së në këtë fillim vit nuk është mbledhur për të diskutuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë, deputetë të kësaj partie shprehen të sigurt se kjo qeveri nuk është duke bërë asgjë për integrimin e vendit, dhe si e tillë duhet të rrëzohet.

Rugova numëron dështimet e Qeverisë

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës Naser Rugova,  ka thënë për Bota sot” se LDK ende nuk është mbledhur këtë vit për të diskutuar për diçka konkrete në lidhje me rrëzimin e qeverisë.

“Tani për tani nuk mund të them diçka konkrete, ende nuk është diskutuar nga kryesia dhe grupi parlamentar, por realisht po krijohen konditat që kjo qeveri e papërgjegjshme që po i mban peng proceset kruciale të shtet-ndërtimit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike të lëshojë rrugë. kredibiliteti i saj publik dhe ndërkombëtar është zero” ka thënë Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat