Intervista e Shkumbin Mehmetit tregoi ndërlidhjen e politikës me krimin - Bota Sot
Intervista e Shkumbin Mehmetit tregoi ndërlidhjen e politikës me krimin

Politika

E martë, 16 tetor 2018

Intervista e Shkumbin Mehmetit tregoi ndërlidhjen e politikës me krimin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 janar 2018 Në ora: 18:54
Shkumbin Mehmeti

Rrëfimi i Shkumbin Mehmetit dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale veç e konfirmoi se ne jetojmë në një vend të frikshëm, ku edhe vet shteti është i përfshirë në vrasje.

Duke folur rreth kësaj, eksperti i Sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “ Bota sot” se deklaratat e Shkumbin Mehmetit tani dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale edhe pse të vonuara, ishin jashtëzakonisht profitabile për organet ndjekëse.

Ai ka thënë, se nëse shfrytëzohen këto të dhëna mirë, ka elemente për tu ngritur aktakuzat për të apostrofuarit që i përmendi edhe vet Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij.

Image
Hajrullah Ternava

“ Ky individ, ka kohë që vullnetarisht është përmend në mjetet informative, që dinë dhe është pjesëmarrës në shumë tentime apo vepra të vrasjes. Por, organet e ndjekjes apo ma konkret prokuroria nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë dhe me këtë është vërtetuar se kemi prokurori formale në duar të mëdhenjve që ju shërbejnë vetëm atyre. Prandaj, jo rastësisht shpesh qytetarët e përmendin se shteti është kapur nga të “mëdhenjtë“, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, Kosova pas luftës ishte një vend totalisht i pa sigurt prandaj dhe ndodhen me qindra vrasje politike.

“Lufta që po i bëhet anë kënd krimit në përgjithësi në regjion të Ballkanit, tani ka ndikuar që edhe Kosova është nën vështrim, e sidomos krijimi i Gjyqit Special është duke e luajt rrolin kryesor në preventive, sepse ata që do të jenë të akuzuar për shume vrasje dhe krime të rënda të asaj kohe që do të jenë të përfshirë nga Gjykata Speciale, e kane kuptuar se dikush po i mbikëqyrë dhe janë strukura duke e pritur atë kohë se çka do të ndodhë me ta”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, në ndërkohë ashtu sikur rasti i Bllacës dhe tani ky i Shkumbinit, do ti detyroj edhe kryerës të tjerë të veprave të ngjashme, të vet deklarohen dhe të tregojnë për të kaluarat e tyre kriminale në mënyrë që të dënohen më lehtë, dhe që t’iu imponohen qeveritarëve që të mendojnë seriozisht për ta luftuar krimin e organizuar.

“Po bëhet mirë që tani po dalin gjërat në opinion dhe po bëhen të njohura Kosova i ka kaluar ato momentet e vështira të asaj kohës së vrasjeve politike. E vetmja gjë që mund të ndodhë pas zbardhjeve të këtyre veprave në detaje, është rreziku i jetësimit të Kanunit-hakmarrjes”, ka thënë Tërnava.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri ka thënë se për televizionet private rrëfimet e kësaj natyre, çfarë rrëfeu mbrëmë ( të enjten) është në interes për tërheqje të shikueshmërisë dhe ngritjes së imazhit në një televizion që sjell lajme dhe emisione sensacionale.

Image
Ismet Haziri

“Mua, personalisht një rrëfim i tillë do ma kishte zgjuar kureshtjen dhe vëmendjen e dëgjimit, sikur të ishte tregim i një filmi, por asnjëherë rrëfime të tilla të besueshme apo të pabesueshme ,të jenë dhe të kenë ndodhur në Kosovën tonë e cila ka vuajtur dhe përvuajtur nga regjimet okupuese dhe ku secila familje shqiptare ka paguar me lëkurën e vet në mënyra të ndryshme dhunën. Andaj përndjekjen, se segregacioni, eksodin e nivelit biblik të periudhave të ndryshme ose që nga koha e menaxherisë e viti 1878 e këndej për të arritur në 12 Qershorin e vitit 1999, pra është dita ku ne u futëm në një liri të kushtëzuar”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, rrëfimi i mbrëmshëm ishte rrëqethës, ngase ka ndodhur në kohën kur Kosova dhe familjet shqiptare po kullojnë gjak nga plagët e freskëta të luftës.

“Ky rrëfim i Shkumbinit ka ndodhur në kohën kur Kosovës është dashur ti jap dëshmi se jemi popull liridashës, të etur për ndërtim të shtetit dhe të demokracisë, ka ndodhur në kohën kur në Kosovë numerikisht trupat që kanë përbërë strukturat e sigurisë ka qenë shumë e madhe dhe të gjitha këto po potencojë se dikush e ka dashur Kosovën të tillë. Dhe duke përcjellë këtë rrëfim, shqetësimi rritet edhe më shumë, ngase është faktuar një organizatë, dhe pse të mos kenë ekzistuar disa organizata. Pastaj, shqetësim në veti është se sipas rrëfime ideator të këtyre organizatave janë njerëz që kanë qenë dhe janë në struktura politike. Shqetësim tjetër është fakti që veprimet e tilla (vrasëse dhe plaçkitëse) janë të lidhura kinse me veprimtari patriotike. Pra i tërë ky rrëfim është tronditës për familjarët e të vrarëve dhe për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se një rrëfim i tillë, përveç që ka qenë i natyrës sensacionale, nuk ka sjellë diçka të mirë ngase është punë për strukturat e drejtësisë dhe sigurisë, përveç se është një para fushat e para speciales që sipas vlerësimit tim do të rris nivelin e spekulacionve dhe të konspiracionit.

“Një gjë tjetër që dua ta potencojë është fakti se ky emision ka krijuar hamendje për një jetë të sigurt dhe të qetë në Kosovë. Prandaj, shumë prindër dot mendojnë se a ia vlen fëmijët e tyre të jetojnë në Kosovë që përveç sfidave tjera që ballafaqohemi duke e përfshirë edhe papunësinë e vënë në pikëpyetje të madhe edhe sigurinë. Prandaj mendoje se Kosovës i duhet një reformim i thelle politik dhe kadrovik në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë duke u shkëputur përgjithmonë nga të tillët që dje krijuan meritokraci për kontributin e lirisë, të njëjtën ta kthejnë në pronë të okupuar për interesa personale e klanore që po ngulfat që do por të jetës e të zhvillimit në Kosovë. Urojë që Kosova dhe qytetaret e Kosovës të dëgjojnë rrëfime për zhvillim te ekonomisë, për ngritje te kapaciteteve akademike dhe për një shëndetësi te munguar, e të ikim njëherë e mirë nga lajmet skandaloze e sensacionale, ngase nuk meriton ky popull te jetoje me rrëfime e tilla filmike por që kanë ngjare në Kosovën tonë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test