Për të parën herë emrin i tij filloi të përmendej në prag të konferencës së Rambujes, ose konkretisht me të filluar negociatat atje për çështjen e Kosovës. Hashim Thaçi një figurë e panjohur arriti kaq shpejt të ishte në krye të delegacionit shqiptar të Kosovës në Rambuje, ndonëse ishte deri atëherë krejt anonim. Me të drejtë filluan dyshimet e para për figurën e tij, gjithsesi dihej se dikush qëndronte pas tij. Dikush, me të drejtë do të mendonte se SHBA qëndronin pas tij në tentativa për të qenë me të sigurt në bisedimet me Serbinë, disa të tjerë menduan se ishte rastësisht Thaçi që u përzgjodh për të qenë pjesë e delegacionit nga radhët e UÇK-së. Por pak kujt do i shkonte mendja se ai ishte spiun, i propozuar nga Serbia dhe i rekrutuar nga shërbimet franceze. Këto teza filluan të hidheshin qysh pas lufte, por Thaçi vazhdimisht i kishte përgënjështruar me arsyetimin se janë propaganda.
Por, kur një gjë të tille e thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +, Thaçi hesht. Sipas Siramyit në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Dyshimet për implikimin e Serbisë në bërjen e Thaçit spiun të Francës shtohen edhe për faktin se personi që e rekrutoi Thaçin, pra Denjar Arnaud, është dhëndër serb, ka gruan serbe. Për më tepër Arnaud ka shërbyer edhe si këshilltar i Aleksader Vuqiqit për të ardhur në pushtet. Dhe nuk është e rastësishtme se Thaçi me Kadri Veselin i patën ndaluar protestuesit që të marshonin në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe e cila pastaj u nda nën komandën e ushtarëve Francezë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)