Shqiptarët të jenë nikoqirë e jo shërbëtorë në Maqedoni

Politika

Shqiptarët të jenë nikoqirë e jo shërbëtorë në Maqedoni

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 janar 2018 Në ora: 13:35
Maqedoni

Kushti kryesor i Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO është zgjidhja e kontestit të emrit me shtetin fqinjë, Greqinë, e kohët e fundit këto procese për zgjidhjen e emrit kanë marrë hov të madh.

Në Maqedoni dhe Greqi, po qarkullojnë detajet e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet nga këto dy shtete për çështjen e emrit të Maqedonisë. Në një dokument thuhet se emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Re, ndërsa versioni i shkurtuar do të jetë Maqedonia e Re. Në dokument përfshihen edhe zgjidhjet për çështjet me kishën, gjuhën dhe identitetin, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me shqiptarët dhe këta të fundit nuk po janë zë përfaqësues në këto marrëveshje.

Shqiptarët indiferent

Image
Xhenis Sulimani

Analistët nga Maqedonia, kritikojnë shqiptarët në postet qeveritare atje, pasi sipas tyre ata nuk po interesohen rreth bisedimeve për emrin me Greqinë dhe po qëndrojnë shumë indiferent.

Analisiti Xhenis Sulimani, thotë se shqiptarët po e luajnë rolin e spektatorit në këto procese dhe asnjëherë rolin e protagonistit edhe pse ne kemi zv.kryeministër Shqiptarë për çështje Evropiane me shqiptarë.

Xhenis Sulimani-  “Shqiptarët e Maqedonisë në proceset më të rëndësishme shtetërore janë spektatorë dhe asnjëherë protagonist. Njëjtë edhe në procesin e fundit për negociatat për ndryshimin e emrit, edhe pse ne kemi zv/kryeministër shqiptar për çështje evropiane shqiptarë, vendimi është ekskluziv i palës maqedone. Deri më tash nuk ka pasur ndonjë propozim emri që identifikon këtë territor edhe me etninë e dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë”,- shprehet Sulimani.

Integrimi

Image
Zudi Xhelili

Ndërsa analisti i çështjeve politike Zudi Xhelili, thotë se kjo heshtje e shqiptarëve në Maqedoni  rreth çështjes së emrit ndodh për arsye se shqiptarët janë të angazhuar moti në procesin e integrimeve Euro – Atlanitke, e nëse ata marrin pjesë ne bisedime, sigurisht duhet të presin me shumë për rreth rrugës për BE.

“Sa i përket emrit te ri të Maqedonisë pala greke shqyrton dy variante;MAQEDONIA E RE dhe MAQEDONIA E VARDARIT, partitë shqiptare deri tani nuk kane treguar asnjë interesim për çështjen e emrit. Ndoshta kane qene te përmbajtur sepse ndryshimi i emrit do e debllokoj shtetin ne rrugën e integrimeve Euro-Atlantike gjë qe shqiptaret nga moti janë angazhuar. Problemet e shumta të Maqedonisë me fqinjët ka qenë problemi kryesor që vendi pati ngecje në rrugën e antarsimit ne NATO dhe BE”,-thotë Xhelili

Shqiptarët të jenë nikoqirë

Image
Mensur Krasniqi

Edhe njohësi i çështjeve politike, Mensur Krasniqi, thotë se shqiptarët duhet të ndjejnë veten nikoqir të këtij shteti në proceset për çështjen e emrit e jo të pozicionohemi si servil apo shërbëtorë të popullit maqedonas

“Unë vlerësoj se shqiptarët është dashur të zhvillojnë politika admiruese duke e ndjerë veten si nikoqir të këtij shteti në mënyrë që sot të pretendojnë përfaqësimin e tyre në emrin e ri të Maqedonisë, dhe jo të pozicionohemi si servil apo shërbëtorë të popullit maqedonas.

Kusht i anëtarësimit në BE dhe NATO për Maqedoninë është zgjidhja e kontestit të emrit me shtetin fqinj, atë të Greqisë. Marrë parasysh vullnetin e partive politike në pushtet dëshmohet se si asnjëherë më parë palët nuk kanë qenë më afër zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje. Roli i shqiptarëve këtu është më tepër sipërfaqësor se sa esencial. Propozimet të cilat qarkullojnë nëpër media si emra të mundshëm janë Maqedonia Veriore, Maqedonia e Re, Maqedonia e Epërme, Maqedonia Sllave dhe emra të tjerë të cilat asnjëra në vete nuk përmban elemente ndëretnike, por puro maqedonase”,-potencoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat