Rrëfimi i plotë i Shkumbin Mehmetit, akuza tronditëse për vrasjen e Mustafës, Zemajt, Hajdarajt, Tolajt

Politika

Rrëfimi i plotë i Shkumbin Mehmetit, akuza tronditëse për vrasjen e Mustafës, Zemajt, Hajdarajt, Tolajt

Nga: Bota sot Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:22
Shkumbin Mehmeti

I dënuari me 30 vite burg, Shkumbin Mehmeti, tashmë dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, ka folur për disa nga vrasje politike të pas luftës që janë kryesisht ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë në grup me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin, Faik Shaqiri, Qerimi Kelmendit dhe Ibrahim Kelmendit, themeluesit të LPK-së.

Ka thënë se grupi i tij ka marrë pjesë në vrasjen e Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe në tentimin e vrasjen e Ramiz Muriqit.

Ai ka pohuar se ka informacione që mund të çojnë në zbardhjen edhe në vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Sipas tij, në fillim të gjitha vrasjet janë organizuar nga Ibrahim Kelmendi, më pas thotë se ato janë urdhëruar nga dikush i fuqishëm, por që nuk e tregon emrin.

Shkumbin Mehmeti, ka akuzuar edhe Gazmend Sylen, këshilltar i Ramush Haradinaj, duke thënë se ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vrasje, sidomos në Dukagjin.

Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se Syla tash keshilltar i kryeminstrit, ka qenë pjesë e grupit por nuk ka treguar nëse ai ka marrë pjesë në vrasje. Ne kete rast ka permendur edhe Lahi Brahimajn dhe Avdyl Mushkolajn.Ai ka treguar se kanë pasur përkrahjen e partive të krahut të luftës për organizimin e trazirave të vitit 2004.

Tregon si u infiltruar në grupin e Agron Sylejmanit

Unë personalisht jam njohur me Agronin prej kohës së luftës në zonën e Llapit, kur kemi shkruar për tu furnizuar me armatim. Edhe pas lufte jam shoqëruar me të disa herë, përmes tij jam shoqëruar edhe me Florim Ejupin në vitin 2003, në kohën që kam pasur një kontroll prej KFOR-it, kam pasur një lajthitje prej grupit që është quajtur AKSH. Ata mi kanë lypur disa armatime për një sulm ndaj etnitetit serbe për ta bërë. Unë i kam gjet disa mina që mi kanë lyp ata, i kam dërguar në shpi dhe u kam thënë hajde merreni. Ata më kanë thënë nesër ose pasnesër vijmë i marrim, por të nesërmen më kanë ardhë, KFOR-i dhe mi kanë zënë armët. Unë isha policë në atë kohë dhe prej atëherë kam dalë në ilegalitet, në arrati. Prej atëherë kam rënë në kontakt me Agronin, edhe pse kam pasur kontakte edhe më herët përmes vëllait të tij Dritoni edhe iu kam bashkangjitur grupit, me qëllim për tu strehuar dhe për të pasur më te lehtë për të mbijetuar në ilegalitet.

Mehmeti flet për vrasjen e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt

Kam shkuar në Pejë, në Vitomiricë, aty e kam parë se grupi përbëhet prej shumë personave, që ishte Qerim Kelmendi, Ibrahim Kelmendi, Nezir Kelmendi. Ka pasur shumë tjerë persona që tash nuk po më kujtohen që e kanë mbështetur grupin.

Aty kam parë dhe kam dëgjuar se grupi ka cak anëtarët e LDK-së, e veçanërisht ndaj disa njerëzve që kanë qenë dëshmitar kundër, (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp) apo pengesë për rrugëtimin e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp), siç ka qenë në Strellc, Ramiz Muriqi. Tahir Zemaj, veç ka qenë i vrarë në atë kohë, Sebahat Tolaj, Ilir Selimaj dhe shumë persona të tjerë.

Vrasjet e para janë kryer me urdhër të Ibrahim Kelmendit

Grupi është formuar në fund të vitit 2001, kur unë s’kam qenë pjesë e tij. Është themeluar prej Qerim dhe Ibrahim Kelmendit. Këta janë vëllezër. Ibrahimi është themelues i LPK-së. Pas një kohë, ky grup e ka marr edhe përkrahjen e “(Emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)”, jo menjëherë. Qerimi ka shkuar, ka folur personalisht me “emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)”, pasi këta i kanë kryer disa vrasje, mandej Qerimi, (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)” me udhëzime të Agron Sylejmanit ka shkuar te (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp) për të marr përkrahjen e tij për të vazhduar me vrasje tjera.

Vrasjet e para janë kryer me urdhër të Ibrahim Kelmendit, madje, vrasjet e tjera që kanë filluar në  fillim të 2003-tës. Kanë filluar me përkrahjen, jam i bindur për atë që e them, kam informacione të sakta me përkrahjen e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp).

Fillimisht, vrasja e Smajl Hajdarit që është kryer me urdhër të tij, edhe ka ndërhyrë në konfliktin që ka qenë në mes së familjes, Elshani dhe Kelmendi. Është një konflikt që është shumë i hershëm edhe ky grup në vazhdimësi e ka përkrahur familjen Elshani. Kur e ka marr përkrahjen e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp), ka ndodhur vrasja e Tahir Zemajt, Ilir Selimajt dhe Sebahate Tolajt.

Nuk mund të them sa saktësisht, janë më shumë raste se persona munden me qenë shumë, që unë personalisht kam informacion të dorës së parë se ky grup i ka kryer.

I tregova disa emra: Ilir Selimaj, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Sabahate Tolaj. Nuk po hi në të tjerat. Është tentim vrasja e Ramiz Muriqit.

Mehmeti thotë se mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

Jam intervistuar prej policisë së Eulexit, kam dhënë mendimin tim, kam dhënë informacionet e mija që i kam pasur, por më nuk më kanë kontaktuar.

Nuk mund të them se ka qenë grupi i jonë saktësisht, por dikush prej grupit tonë ka pasur kontakt me vrasësit. Unë nuk e di me emër, por them se dikush prej grupi tonë ka pas dijeni dhe ka dijeni për këtë rast për këtë krim makabër që është bërë. Saktësisht nuk e di. Dihet kush ka operuar në atë kohë në rajonin e Prishtinës. Ka qenë Agron Sylejmani. Gjatë kohës sa isha në kontakt me grupin kemi pasur kontakte, kemi pasur biseda të ndryshme me, Agroni Sylejmani, Faik Shaqiri, Qerimi Kelmendi, Florim Ejupi që kanë marr pjesë aty. Faktet janë që këta kanë qenë aktive.

Pëlqimin e kanë dhënë qysh me kanë thënë mua se unë nuk kam qenë aty, pëlqimin e ka dhënë “nuk dëgjohet emri”, me Ibrahim Kelmendin.

Mehmeti tregon arsyet për vrasjen e Tolajt

Kanë qenë dy arsyeje për vrasjen e Tolajt. Njëra është se ajo ka qenë shoqe e Tahir Zemjat sipas tyre, e cila ka qenë pjesë e FARK-ut, edhe e dyta se ajo ka qenë duke e hetuar vrasjen e Tahir Zemajt.

Kjo ka qenë motivi. Po fillimisht mua më ka thënë Agron, a donë me vra ti. Unë fillimisht u befasova se si me shku me vra një njeri që nuk e njeh, nuk e din se çka është puna e tij. Ajo punë është zvarrit sa deri në nëntor të 2003, që është vrarë.

Mehmeti: Sabahet Tolajn e ka vrarë Florim Ejupi dhe Faik Shaqiri

Një person është dënuar për këtë vrasje, por ai nuk është vrasësi. Është dënuar Bedri Krasniqi, kurse e ka kryer vrasjen Faik Shaqiri dhe Florim Ejupi. Unë kam dhënë deklaratë më 17 dhjetor të 2014, për vrasjen e Sabahate Tolaj para Prokurorisë së Republikës së Kosovës, edhe kom shpjeguar detaje, kah dhe si e kam marrë informacionin, kush ma ka treguar. Vet anëtaret e grupit. Në kemi qenë, kemi biseduar, kush çfarë ka bërë, kush kënd e ka vrarë, kush kënd me vra, biseda të lira. Nuk kemi pasur fshehtësi sekrete mes njëri-tjetrit për t’i treguar këto gjëra. Ka qenë besueshmëria e plotë.

Grupi ka marrë mbështetje nga vëllai i Lahi Brahimajt

Prej kur jam bërë pjesë e këtij grupi, Sabahate Tolaj ka qenë cak për me vra, por kur është vrarë e di se grupi ka marr një përkrahje të fortë prej vëllait të Lahi Brahimajt, Nazim Brahimaj me sa e di. Ka qenë komandant i TMK-së në Gjakovë, është familjarë i “nuk dëgjohet emri”. Prej atij momenti kanë qenë pjesë njerëz të afërm të “nuk dëgjohet emri”, të Lah Ibrahimajt që na ka ndihmuar. Na ka ndihmuar në strehim, në përkrahje të grupit në mënyrë të veçanta. Po një person që e ka paguar vrasje që nuk nihna i sigurt që është bajagi i fuqishëm e ka paguar 25 mijë euro për vrasjen e Sabahate Tolajt. Nuk ka pozitë politike, por ka pozitë të fortë kriminale, jo në Kosovë por në Evropë.

Mehmeti: Grupi i jonë ka vrarë Smajl Hajdarajt

Ky grup tregova e ka kryer vrasjen e Smajl Hajdarajt. Në vitin 2011, kanë ardhur tek unë dy policë të Kosovës të krimeve të rënda të Dukagjinit, Bajram Koliqi shef i krimeve të rënda në rajonin e Pejës edhe Albert Muja së bashku me një prokuror gjerman që nuk ia kam shkruar emrin, iu kam thënë se mund të ju ndihmoj në zbardhjen e vrasjeve politike. Po sa kanë dalur nga unë, nuk kanë ardhur më kurrë. Unë u kam thënë shkoni folni me prokuror se unë dua me pas marrëveshje, unë nuk mund veç të flas edhe asgjë hiq. Unë kam kërkuar marrëveshje çdo herë edhe sot kërkoj që rasti që jam dënuar të rihetohet.

Në fund të vitit 2011, kam kontaktuar me Policinë e Krimeve të rënda të Kosovës, Mehdi Kozhani dhe Anton Isufi. U kam treguar se di për vrasjet politike, ua kam dhënë një incizim, e kanë çuar incizimin deri të Ismet Kabashi, por ai u ka thënë që nuk guxoj për të hetuar këtë rast.

Në gusht të vitit 2012 kam hyrë në statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe kam filluar të bashkëpunoj me policinë dhe prokurorinë e EULEX-it. Statusin e dëshmitarit të mbrojtur e ka autorizuar, Ema Rizoto që ka qenë prokurore italiane edhe prej asaj kohe unë jam i vetmuar, 24 orë.

Mehemti ka dhënë deklaratë për vrasjen e Zemajt

Me 17. 12. 2014 kam dhënë deklaratë para Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për vrasjet e Tahir Zemajt dhe Sabahet Tolajt. Prokuroria, çuditërisht nuk më ka thënë për të nënshkruar atë ditë deklaratën, më kanë thënë hajde mbasanej. Ata më s’më kanë thirrë kurrë për të nënshkruar edhe nuk e ka proceduar më tutje, e ka fsheh, shkurt e ka mbuluar.

Me 26. 10. 2016, pikërisht në këtë sallë policët, Rizah Mahaj edhe Enis Boshtakaj, me autorizim të Valbona Dishaj-Haxhosaj prokurore e Prkurorisë Themeore në Pejë, kanë ardhë dhe më kanë intervistuar për vrasjen e Smajl Hajdarajt. Po e citoj atë çfarë e mbaj mend në deklaratë e kam shkruar.

Prokurore e nderuar nuk mund ta hetoni dhe të zbardheni vrasjen e Smajl Hajdarajt pa e hetuar komplet grupin. Nëse keni vullnet eja më kontakton personalisht edhe dikutojmë për kushtet dhe mundësitë çfarë mund të vazhdojmë. Asnjëherë nuk më ka kthyer përgjigje.

Me 27. 01 2017 jam takuar me prokurorinë Haki Gecaj edhe Reshat Millakun tekstualisht iu kam thënë prokurorë i nderuar kam informacione të dorës së parë që mund të shkojnë drejt gjetjes se provave për vrasjet politike në Rrafsh të Dukagjinit, Tahir Zemajt, Sabahte Tolajt, e vrasje politike të ndryshme. Nëse doni mund të bashkëpunojmë, por asnjëherë nuk më kanë kontaktuar.

Autorizimi për vrasjen e Ramiz Muriqit

Kam qenë i autorizuar prej Agron Sylejmanit për të përcjell, Ramiz Muriqin. Ka pasur një plan për vrasjen e tij. E kemi ditur edhe sot e di itinerarin e tij që e ka pasë. Rrugëtimin, banesën se kam qenë i obliguar për të përcjellë.  Ka udhëtuar me një opel senator, ngjyrë e kaftë, ka jetuar në lagjen fidanishte, çdo mëngjese e ka parkuar veturën para trafos, ka hëngër qebapa në një qebaptore.

E kam marrë urdhrin prej Agronit dhe Nezir Kelmendit për të kryer këtë vrasje edhe gjatë kryerjes së vrasjes kam parë se ka hile brenda grupit. Unë nuk e kam njohur, por më është thënë se ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë, ka qenë dëshmitar, kundër ”nuk dëgjohet emri”, e ka penguar luftën e kësi gjërash, edhe jam marrë vesh që Nezir Kelmendi për të më pritur 300 metra nga vendi i ngjarjes ku unë do duhej të kryeja vrasjen, Nazir Kelmendi të pret në rrugë dytësore. Kur kam kontaktuar Nezirin ka thënë se jo nuk të pres diku nja 3 kilometra larg.

Kam dyshuar se po me dëshirojnë mem qit në prit dhe e kam zvarrit këtë çështje.

Mehmeti: Kishim mbështetjen e partive të krahut të luftës për organizimin e trazirave të 2004-së

Grupi ka marrë përkrahje politike për t’i organizuar trazirat e marsit 2004. Dëshmitari prej gjitha partive politike që kanë dal nga lufta, s’po foli tash partive, kryetari e kush po njerëzve figurave të larta të tyre. Personalisht me mu nuk kanë fol, por Agroni dhe Florimi i kanë udhëheq këto negociata edhe Qerimi dhe Ibrahimi, siç vërehet ne kemi pas thyerje, por që bashkëpunimi më ta ka vazhduar.

Në pyetjen se kush janë ata me emra që kanë bërë negociata për trazirat e marsit, dëshmitari: S’po dua më përmend “nuk dëgjohet emri” ka pas kontakt, ka pas takim me Agron Sylejmanin më Florim Ejupin dhe është marrë detyra për të çliruar Veriun e Mitrovicës, ku si këmbim të kësaj na kanë ofruar amnisti për komplet grupin edhe benifite të tjera për neve që mund t’i kemi më pas, nuk ka pasur benifite specifike se çka qysh, por punësim e gjera të ndryshme, dmth akomodim më jetën në liri.  Ne kemi shkuar në fillim të janarit apo në fund të dhjetorit jemi stacionuar në Mitrovicë dhe kemi bërë plane e takime më persona të ndryshëm edhe kemi filluar për të organizuar trazirat e marsit. Ato janë organizuar qysh janë organizuar se s’po dua me hy në detaje se qysh, por aty grupi ka dështuar më krye sulme çfarë është dashur dhe tani edhe është dashtë më u tërheq, fillimisht në Gjakove e prej Gjakovës, më pas kemi ardhë në Podujevë . Plani ka qenë që Mitrovica e veriut më mbet prej tri anëve, një grup në ballë të ura dhe dy grupe tjera anash, dmth grupi që ka pasur të dal në ballë, ai na ka tradhtuar dhe shkaku i tyre nuk kemi mundur të depërtojmë, një person i Mitrovicës fytyrë eminente që vjen prej UÇK-së, sepse grupi jonë është përberë prej rajoneve të ndryshme ndërsa dy grupet tjera kanë qenë nga Mitrovica. Nuk po dua me fol me emër kush na ka tradhtuar, por po e le mundësinë që ata më u deklarua vetë sepse unë e di me emër e mbiemër personin i cili në atë kohë është takuar më KFOR-in francez. Derisa ne kemi qene duke kaluar për te arrit ky person ka pas takim më përfaqësues të KFOR-it francez, aty ka ndodh një incident, kemi qenë duke u vrarë ndërmjet vete, edhe na është dashur të tërhiqemi prej Mitrovice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat