“Vendimet e fundit, qojnë në rrëzimin e kësaj Qeverie”

Politika

“Vendimet e fundit, qojnë në rrëzimin e kësaj Qeverie”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 15 janar 2018 Në ora: 18:42
Arberie Nagavci

Përgjysmimi i bursave te studentëve nga 900 ne 500 Euro, shkaktoi reagime tek këta të fundit, pasi që ata nuk pajtoheshin me një veprim të tillë të Universitetit të Prishtinës.

Sipas drejtuesve të UP-së, çdo përfitues i bursës i nivelit bachelor do të marrë shumën e 500 eurove.

“Lartësia e bursës universitare për vitin akademik 2017/2018, për çdo përfitues do të jetë 500 euro, e cila ndahet për rezultatet e arritura në vitin akademik 2016/2017. Bursa ndahet për periudhën e studimeve, përkatësisht për 10 muaj të vitit akademik”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së

Image
Arberie Nagavci

Lidhur me këtë, deputetja e LVV Arberie Nagavci, qe është edhe anëtare në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në një prononcim ka thënë se qeveria i rriti pagat vetes, ndërsa studenteve ju përgjysmojë bursat.

“Po, sigurisht se nuk është vendim i drejtë dhe mendoj, që edhe kompromisi qe u arrit duke u kthyer bursa nga 500 ne 600 Euro, dhe duke e pasur parasysh edhe koston e jetës, në kohën kur Qeveria duke ja rritur pagat vetës, e i përgjysmoi studentëve, është një veprim shumë i dëmshëm, në raport me studentët. Ka qene një veprim i pa menduar mire, dhe një faktorë për keqpërdorim te studentëve. Protesta është një e drejte e secilit, mirëpo urojnë të gjejnë përkrahje pa pasur nevoje të vie deri tek protesta. Mendoj që në këtë situatë që është Kosova, këto masat fundit që po i paralajmëron edhe sindikata edhe studentët, janë hapa paraprak qe deri ne fund të ketë edhe rrëzim të Qeverisë”, ka thënë Nagavaci për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat