“Bosët e Shkumbinit i kemi sot në Presidencë, Qeveri dhe Parlament”

Politika

“Bosët e Shkumbinit i kemi sot në Presidencë, Qeveri dhe Parlament”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 janar 2018 Në ora: 20:07
Shkumbin Mehmeti ka folur edhe lidhur me trazirat e marsit 2004.

“Mos zbulimi i atëhershëm i ka pasojat e veta, sepse atyre vepër kryesve i motivon që edhe në të ardhmen të kryejnë vepra të ngjashme kundër popullit të Kosovës. Sikur të zbardheshin më kohë kryesit dhe organizatoret e atyre trazirave sot situata e sigurisë do ishte në tersi ma ndryshe në të mire të Kosovës. Krejt për ketë situatë të kriminalizuar skajshmërish të situatës në Kosovë fajtorë janë qeveritaret e deritashëm të cilët i emëruan njerëzit e vetë të dëgjueshëm nëpër ato poste ku luftohet krimi në përgjithësi”, ka thënë Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

Deklaratat e dëshmitarit dhe të dënuarit për vrasje Shkumbin Mehmeti lidhur me trazirat e marsit 2004 dhe përfshirjen që ai thotë se e kanë pasur edhe njerëzit nga politika e sidomos partive të dala nga lufta ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Dëshmia që Mehmeti e bërë në një televizion vendor, mund të dërgoj në zbulimin se kush në të vërtetë qëndron mbrapa trazirave të marsit në Mitrovicë dhe çka saktësisht ishte planifikuar të ndodhte ato ditë.

Prokurori i shtetit përmes një imail zyrtarë ka njoftuar se tashmë prokuroria ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje Sh. M, por që i njëjti ka kushtëzuar dëshminë.

Në njoftimin që ata kanë dërguar thuhet: Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Sh.M. E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, tani të dënuarin Sh. M., mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat