Millaku: Thaçi po bën presion ndaj ndërkombëtarëve për të shpëtuar lëkurën e tij

Politika

Millaku: Thaçi po bën presion ndaj ndërkombëtarëve për të shpëtuar lëkurën e tij

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 janar 2018 Në ora: 20:12
Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi nuk e ka problem për të bërë koncesione në dëm të Kosovës e në interes personal dhe këtë  do ta vërtetojë edhe historia, pasi që kjo është pjesë e pandashme e karrierës së tij politike, andaj ai dje sot dhe nesër nuk ndalet ”, ka thënë për gazetën “Bota sot” Drita Millaku deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Trumbetimi i pajtimit shqiptaro-serb brenda Kosovës, po konsiderohet si përpjekje e Presidentit të vendit Hashim Thaçit që ti ikë drejtësisë ndërkombëtare.

Përfaqësues të opozitës dhe njohës të çështjeve politike në vend, konsiderojnë se në një të ardhme presidenti Thaçi duhet të përgjigjet për cenim të kushtetutës, nëse veç dëshmohet se ishte pikërisht iniciativa e tij për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale.

Ata thonë, se lojërat politike të Hashim Thaçit, çdoherë kalkulohen brenda interesave të tij personale dhe se asnjëherë nuk mund të arsyetohen brenda konceptit të të mirës së përgjithshme.

Të pyetur lidhur me këtë çështje, zyrtarë të Presidencës nuk janë përgjigjur për gazetën “Bota sot”.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku,  ka thënë për “Bota sot”, se Hashim Thaçi ka shkelur mbi rregullat e etikës, madje në shumë raste ka shkelur edhe rregullat juridike dhe këtë në përputhje me karakterin e tij që tashmë është shpërfaqur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat