“Lojërat e Serbisë e kanë ndërprerë dialogun”

Politika

“Lojërat e Serbisë e kanë ndërprerë dialogun”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 janar 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Vrasja e liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq, ka bërë që Serbia ta ndërprejë dialogun me Kosovën.

Menjëherë pas vrasjes së Ivanoviçit, delegacioni i Serbisë në Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën po të martën e asaj dite.

Kryeministri  Ramush Haradinaj, kishte njoftuar se delegacioni i Kosovës, të martën kanë pritur gjithë ditën, mirëpo pala serbe nuk është rikthyer.

“Delegacioni i Kosovës, me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasditës për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog”, ka shkruar Haradinaj.

Analisti politik, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se dialogu nuk do të duhej të ndërpritet, për shkak se vrasja e tij nuk ka pasur lidhje fare me politikën.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, Serbia mund të ketë nevojat e veta të njohura deri më tani që t’i lidh gjërat, prandaj vrasja i tejkalon çështjet politike.

“Çështja e vrasjes së Ivanoviçit mund të mos ketë fare lidhje me politikën, mund të ketë motive të ndryshme, andaj nuk duhet të lidhen me dialogun. Serbia mund të ketë nevojat e veta të njohura deri më tash të lidhë gjëra të tilla, vrasja është akt i shëmtuar kriminal që tejkalon çështje politike, sa më parë duhet të zbulohet rasti serbët e veriut dhe policia kriminale sekrete serbe në veri mund të ketë të informata për ngjarjen tragjike atje, të gjithë e dinë edhe bashkësia ndërkombëtare që veriu nuk kontrollohet nga institucionet shterëore të Kosovës, andaj duhet që serbët dhe Serbia të kenë informata mbi ngjarjen tragjike. Bisedimet nuk është dashtë fare të ndërprehen këto lojëra serbe në situata vendimtare gjithmonë ndodhin kështu ka ndodhur edhe më herët kur politika serbe i ka nxitur andaj këto lojëra serbe të kësaj natyre zbatohen që 50 vjet në Kosovë”, ka pohuar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat