Interesimi i SHBA-së për Kosovën rrezikon të venitet nga veprimet e njëanshme të politikanëve

Politika

Interesimi i SHBA-së për Kosovën rrezikon të venitet nga veprimet e njëanshme të politikanëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 janar 2018 Në ora: 20:11
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

“Jam mese i sigurte se në Kosove ka forca politike, të cilat e duan vendin dhe nuk do të lejojnë që gjerat të arrijnë deri ne ketë nivel, por për ata që po tentojnë t'i degradojnë marrëdhëniet me NATO-n dhe SHBA, duhet të din se kjo është një sfide e pa përballueshme”, ka theksuar eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Ushtri është çështje me rëndësi të madhe dhe shtyrja e mëtejme e saj, do të ishte e pakuptimtë, po shihet me dyshim.

Sipas njohësve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake transformimi eventual i FSK-së në ushtri të Kosovës në mënyrë të njëanshme, do të komplikonte gjerat dhe se një ushtri pa aleat do të mund të ishte e pa dobishme.

Kurse, sipas deputetëve të opozitës deklaratat e tilla për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës do të vazhdojnë edhe ketë mandat qeveritar dhe sipas tyre, është një lojë e njëjtë që po bëhet me FSK-në sikur edhe më herët. Deklaratat e tilla, më shumë vlerësohen si konsum në opinion, se sa si deklarata të mbështetura në punë dhe angazhim.

Rexhep Selimi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën  “Bota sot”, se si Qeveria Thaçi dhe po ashtu qeveria Mustafa e tash edhe kjo qeveri, po vazhdojnë me qasje të njëjtë ndaj ushtrisë e që sipas tij është më shumë për konsum në opinion.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat