Aftësimi profesional dhe vetëpunësimi, objektivat kryesore të MPMS-së për këtë vit

Politika

Aftësimi profesional dhe vetëpunësimi, objektivat kryesore të MPMS-së për këtë vit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 janar 2018 Në ora: 20:10
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, thotë se paga minimale në Kosovë duhet të jetë 250 euro. Reçica, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përcaktimi i pagës në Kosovë nuk ka ndikim në skemat pensionale të cilat menaxhohen nga MPMS. Sipas tij,  rritja e pagës minimale nuk afekton asnjë nga skemat pensionale dhe sociale që ata i kanë në kuadër të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti, por edhe në pensionet të cilat menaxhohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Reçica ka treguar edhe për statistikat e tyre për familjet që jetojnë me më pak se dy euro në ditë, gjersa ka shtuar se me propozimin e MPMS-së është aprovuar rritja e vlerës së ndihmave sociale për 20% duke filluar nga janari 2018 dhe kjo rritje do të ndikojë që disa familje t’i nxjerrë nga varfëria e skajshme.

“Bota sot”:  Si e keni gjetur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që nga dita e parë dhe çfarë keni ndryshuar që nga marrja e mandatit?

Skender Reçica: Ministrinë nuk e kam gjetur në gjendje të mirë në aspektin e zbatimit të obligimeve ligjore karshi kategorive të ndryshme përfituese të skemave pensionale të financuara nga shteti, me një mungesë buxhetore prej afër 34 milionë euro për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së, përfituesit nga ligji për paraplegjik dhe tretraplegjik, përfituesit e pensioneve familjare dhe invalidore të punës. Mirëpo, menjëherë pas marrjes së detyrës, jam angazhuar maksimalisht që obligimet e lartpërmendura t’i realizojmë prandaj, këto kategori nuk do t’i kenë më në vitin 2018 problemet që i kanë pasur deri më tani. Të gjitha kërkesat që janë pranuara nga kategoritë e lartë-cekura, e që janë shqyrtuar nga MPMS, pagesat do të fillojnë nga fundi i janarit të këtij të këtij viti.

“Bota sot”: Kosova vazhdon të ketë shkallën e lartë të papunësisë, si do t’ia bëni ta zbutni këtë gjendje?

Skender Reçica: Shkalla e lartë e papunësisë është një nga shqetësimet tona kryesore andaj qysh nga marrja e detyrës, jam angazhuar në mënyrë konkrete konkret sa i përket zbutjes së papunësisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat