Gjykata Speciale vazhdon punën, të kota përpjekjet për shfuqizimin e saj

Politika

Gjykata Speciale vazhdon punën, të kota përpjekjet për shfuqizimin e saj

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 janar 2018 Në ora: 20:59
Gjykata Speciale

Përfaqësuesve të koalicionit PDK-AAK-Nisma, nuk po u konvenon funksionimi i Gjykatës Speciale dhe si rrjedhojë po e kërkojnë me ngulm zhbërjen e saj. Megjithatë, kjo po duket e pamundur, për shkakun se opozita nuk po ua ofron mbështetjen e duhur, duke e parë të panevojshëm kthimin prapa.

Një kërkesë e tillë erdhi në natën e 22 dhjetorit, kur një grup deputetësh nga pozita kishin kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, “nervozoi” shumë miqtë ndërkombëtarë, të cilët thanë se Kosova me një veprim të tillë do të izolonte të ardhmen e saj.

Specialja nuk i komenton tentativat

Por, kujt po i konvenon ky veprim a mund dhe a duhet të bëhet? Flasin njerëzit kompetentë nga fusha e drejtësisë.

Zyrtarë nga Gjykata Speciale të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, lidhur me kërkesën për shfuqizimin e kësaj gjykate, thanë se është roli i tyre është të hetojë krimet e kryera nga persona të dyshuar. Po ashtu, në përgjigje thuhet se Prokurori i Specializuar, detyrohet nga ligji që të dyshuarve të ju sigurojë të drejtat dhe viktimave që të mbrohen dhe zbatohen.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk është një organizatë politike. Ne kemi mandatin e përcaktuar në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Roli i Prokurorit të Specializuar është që të hetojë veprimet në një mënyrë të pavarur dhe objektive të kryera nga personat të dyshuar për krime brenda juridiksionit të tij dhe që të marrë një vendim të mirinformuar nëse ai duhet të ngrejë aktakuzë në të cilën persona paditen për krime, të cilat ai mund të provojë me prova të pranueshme dhe të mjaftueshme për të sjellë një dënim”, thuhet në këtë përgjigje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat