“Njohja e pavarësisë nga Serbia, Kosova të kërkojë njohje të plotë”

Politika

“Njohja e pavarësisë nga Serbia, Kosova të kërkojë njohje të plotë”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 27 janar 2018 Në ora: 14:53
Flamuri i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njohë domosdoshmërisht Republikën e Kosovës.

Ndërsa ish ministri i jashtëm Skënder Hyseni, mendon se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet, që të ndalet konflikti mes dyjave shteteve.

Se a duhet ta njohë Serbia Kosovë si shtet, analisti politik Leon Duhanaj, ai thotë se kjo do të mund të bëhej përmes një alternative, ku pala serbe do të nënshkruante një marrëveshje që e obligon të mos e pengojë integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Image
Leon Duhanaj

“Deklarata e Pacollit, është bazuar në disa deklarata të disa qarqeve ndërkombëtare, të cilat janë në kërkim të një lloj modusi të mundshëm, si alternativë, i cili kishte me qenë i pranueshëm edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Kjo është si të thuash, plani b, ku pala serbe do të nënshkruante një marrëveshje ku obligohet të mos e pengojë integrimin e Kosovës në BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Me ç'rast do të ishte një njohje de fakto e pavarësisë. Kjo është njëra ndër variantet e mundshme, të cilat janë duke u shqyrtuar në kuadër të qarqeve ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë insistuese në kërkesat e saj, që të ketë njohje të plotë nga Serbia.

“Madje shpeshherë është përdorur edhe nga politikanë vendorë si marrëveshja e paqes. Kjo marrëveshje do të ndodhë. Por, përmbajtja e saj nuk është e përcaktuar ënde. Kosova duhet të jetë insistuese në kërkesat e saja, duke kërkuar njohje të plotë nga ana e Serbisë. Ne nuk guxojmë të dalim me kërkesa minimaliste si shtet. Nuk është kjo qasja dhe as deklarata që duhet të dalë nga qarqet e politikës zyrtare së Kosovës. Është vërtetë për keqardhje në çfarë gjendje ka ardhur Kosova. Përfaqësimi i saj në aspektin e marrëdhënieve diplomatike, është për keqardhje, për të mos thënë i papërfillshëm dhe i padëshiruar nga askush. Vlen vetëm të shikohet cili ka qenë aktiviteti diplomatik i krerëve të shtetit. Askush s'del t'i ftojë, askush s'do t'i takojë”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat