“Thaçi dhe Veseli kanë kthyer Kosovën në një shtet mafioz”

Politika

“Thaçi dhe Veseli kanë kthyer Kosovën në një shtet mafioz”

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:37
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Transferimi i nismës ligjore për Gjykatën Speciale në Qeverinë e Kosovës është një skenar i paramenduar i Hashim Thaçit dhe kreut të SHIK-ut Kadri Veselit.  Kështu, vlerëson njohësi i çështjeve politike Gazmend Islami.

Sipas tij, në këtë lojë të nxehtë si zakonisht për herë të parë e ka filluar kreu i SHIK-ut Kadri Veseli dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se kjo është një lojë e ndytë e cila luhet me Bashkësinë Ndërkombëtare, ngase Gjykata Speciale nuk do të ishte mirë që të votohet qysh në herën e parë.

“Këtu shihet çartë se ai definitivisht është njeriu që e ka sjell Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme ku e ka kthyer Kosovën në një shtet mafioz dhe përderisa në kryes të shtetit është Hashim Thaçi dhe në krye të partisë opozitare është Kadri Veseli i cili ende menagjon me strukturat e prokurorisë gjyqësisë dhe policisë së Kosovës, ky shtet nuk do të jetë funksional.”, ka thënë Islami.

Kurse sa i përket Gjykatës Speciale njohësi i çështjeve politik, Gazmend Islami ka thënë se Gjykata Speciale dëmton imazhin e Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak se do të bëhet temë e mediave ndërkombëtare.

“Jam i sigurt se  Gjykata Speciale do ti sjell Kosovës pasoja të mëdha për investim kapitale për shkak se asnjë shtet dhe asnjë kompani normale nuk do të vinte të investonte në një shtet, ku pretendohet që kanë kryer krime kundër njerëzimit. Pra në këtë rast Kosova barazohet me shtetin serb. Mirëpo gjëja e fundit që e bëri Kadri Veseli me hedhjen e turpit tek Qeveria e Kosovës për të vlerësuar se a duhet të shfuqizuar dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, është një lojë e ndytë dhe një lojë politike e cila tregon edhe një herë dhe vërteton atë se vendi i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit është në Burgun e Sigurisë së lartë në Dyz të Podujevë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat