Demarkacioni, humnera politike e Haradinajt

Politika

Demarkacioni, humnera politike e Haradinajt

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrim e tij dhe të koalicionit qeverisës  rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e zi

Haradanaj është shprehur qartë se janë ta ndarë në Kuvend.

 “Tani gjendja nuk ka ndryshuar, diçka të re nuk ka, për shkak se jemi të ndarë në Kuvend. Versioni i tashëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë të procedoj me tutje. Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo për një zgjidhje që e ruan substancën, të drejtën e Kosovës”,  ka thënë Haradinaj.

Lidhur me këtë deklaratë, analisti politik, Nexhat Haziri se ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur përafrime brenda koalicionit për çështjen e demarkacionit dhe Haradinaj me kauzë tentoj ta mashtroj opinionin dhe qytetarët.

Image
Nexhat Haziri

“Se nuk ka përafrime në mes partnerëve të koalicionit qeveritar për çështjen e demarkacionit, kjo është parë tashmë një kohë të gjatë. Kryeministri Haradinaj po mundohet të kamufloj ketë proces, pasi ai tashmë është i vetëdijshëm se kauza e tij për demarkacionin, ishte kauze e shpifur me të cilën tentoj ta mashtroj opinionin dhe qytetarët e vendit për interesat e tij politike”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithash, Haziri ka thënë se Haradinaj po llogaritë në votat LDK-së për demarkacionin, por LDK-ja nuk do të bije në grackë për të shpëtuar  koalicionin qeverisës.

“Ai tashmë po tenton të dale nga kjo humnere politike të cilën ia krijoj vetës duke bartë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e zi në kuvend, dhe duke llogaritur në votat LDK-së për to dhënë epilog kësaj çështje. Por kujtoj se LDK-ja nuk duhet të bjerë në këtë grackë për ta shpëtuar Haradinajn dhe qeverinë e koalicionit qe e udhëheq ai”, ka deklaruar Haziri.

Më tutje, ai ka shtuar se deputet e opozitës të këmbëngulin në dorëheqjen e qeverisë Haradinaj dhe krijimin e një qeveris. teknike.

“LDK-ja por edhe deputetet tjerë të opozitës, duhet qe të këmbëngulin që para ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit, për dorëheqjen e qeverisë Haradinaj dhe krijimin e qeverise teknike me mandat një vjeçar e cila do ta përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat