Zyrtari i LDK-së: Qeveria duhet të bie

Politika

Zyrtari i LDK-së: Qeveria duhet të bie

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 shkurt 2018 Në ora: 21:08
Qeveria e Kosovës

Në javën e ardhshme pritet të sillet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, përcjellë “Bota sot”.

Në media u raportua se të hënën, më 5 shkurt do të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë, e ku pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

E lidhur me këtë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thonë se nëse kjo marrëveshje kalon atëherë Qeveria Haradinaj duhet të bie.

Image
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së që ishte zëvendësministër në Qeverinë Mustafa, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të bie sapo të kalojë marrëveshja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. 

“Qeveria Haradinaj duhet të bie sapo të kalojë marrëveshja e Demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës”, tha zyrtari i LDK-së.

Ai thotë se për këtë duhet të japin llogari ata të cilët dikur përdorën dhunë të shfrenuar për të arritur në pushtet.

“Llogari duhet të japin ata të cilët përdorën dhunë të shfrenuar për të arritur në pushtet, e pastaj ta aprovojnë të njëjtën në Qeveri dhe ta ratifikojnë në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar ish-zëvendësministër në Qeverinë Mustafa, Bajram Gecaj.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij e voton këtë marrëveshje, por ata që kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë marrëveshje, duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka thënë se qeveria duhet të dorëzojnë pushtetin menjëherë pas votimit të marrëveshjes, duke i lënë sovranit të vendos për qeverinë e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat