Nisma i kundërpërgjigjet Pacollit për largim nga Qeveria

Politika

Nisma i kundërpërgjigjet Pacollit për largim nga Qeveria

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 4 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Fatmir Limaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka lënë të hapur mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës , PDK-AAK-Nisma dhe Lista serbe.

Duke folur në një emision televiziv, Pacolli ka thënë se shkak për prishje të koalicionit mund të jetë Demarkacioni me Malin e Zi, duke theksuar se Qeverisë do t’i humb kuptimi nëse nuk zgjidhet kjo çështje.

“Nëse nuk ratifikohet demarkacioni dëmet do të jenë të pariparueshme. Do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, ka deklaruar Behgjet Pacolli.

Këto komente ai i kishte bërë derisa po fliste për mundësinë e zgjidhjes së demarkacionit dhe liberalizimin e vizave, që janë dy çështje që ndërlidhen mes vete.

Image
Isa Xhemajlaj

Por, tek Nisma Socialdemokrate, këtë “kërcënim”, të Pacollit nuk e marrin si serioz. Madje thonë se edhe në rast se AKR largohet nga koalicioni, Qeveria nuk do të bie.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri nga Nisma Socialdemokratike Isa Xhemajlaj, të dielën për gazetën “Bota sot”.

Si arsye për këtë, ai ka përmendur se AKR ka shumë “hise” në Qeveri, edhe pse ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj që AKR do të largohet nga koalicioni, për arsye se ka shumë hise në Qeveri dhe ka vetëm dy deputetë në parlament. Por, edhe nëse tërhiqet, Qeveria nuk besoj se bie. Kjo për shkak se gjithmonë ka edhe zgjidhje tjera për zëvendësime. Qoftë në parlament, ashtu edhe në Qeveri”, ka deklaruar Xhemajlaj.

Ai ka thënë po ashtu se Nisma po merret seriozisht me çështjen e Demarkacionit dhe se shpejti do të përmbyllet kjo temë.

“Nisma është duke u marrur shum? seriozisht me çështjen e Demarkacionit dhe shpejt do të përmbyllet edhe kjo temë. Por, qëndrimi apo dalja e AKR-së nga koalicioni varet nga vetë AKR-ja”, ka shtuar për “Bota sot”, zëvendësministri Isa Xhemajlaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat