“Liderët e Kosovës i shërbejnë qëllimeve të Edi Ramës”

Politika

“Liderët e Kosovës i shërbejnë qëllimeve të Edi Ramës”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 shkurt 2018 Në ora: 19:56
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë i ka kritikuar liderët e Kosovës, për tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kryeministri Rama i ka krahasuar liderët politikë me lopën, ku sipas tij politikanët e Kosovës, po bëjnë sikur lopët që shqelmojnë qumështin e tyre

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, kishte deklaruar Rama në një emision televiziv

Lidhur me këtë çështje analisti politik nga Shqipëria, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Rama paraqitet gjithmonë si më i zgjuari e si shpëtimtari

Image
Rexhep Shahu

“Sa herë që ti shërbejnë Edi Ramës politikanët e Kosovës dhe ta shohin atë si lider global rajonal, aq herë do të zhgënjehen prej tij. Edi Rama të gjithë i donë në shërbime të vetës së tij, para të gjithave donë të paraqitet si më i dijshmi, si më i zoti, si shpëtimtar, si adresa tek e cila duhet të përplasen ndërkombëtarët. Edi Rama nuk duron që drejtuesit e Kosovës të kenë agjendën më speciale se ai. Derisa liderët e Kosovës i shërbejnë qëllimeve të Ramës duke shpërfillura shumë dëshira e ëndrra të banorëve të Shqipërisë, ai do ti poshtërsoj ata. Por nëse i thotë dikush Edi Ramës se nuk do të bëjmë mbledhje të përbashkëta qeveritare për fasadë, për t’ ia rritu notat patriotike Edi Ramës, ai ka të drejtë ti poshtërojë sa herë të dojë”, ka përfunduar Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat