Kadri Veseli fillon “turin e rrëzimit” të Qeverisë Haradinaj

Politika

Kadri Veseli fillon “turin e rrëzimit” të Qeverisë Haradinaj

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Kadri Veseli, ditëve të fundit ka filluar një “tur” dëgjimi nëpër komuna të Kosovës, të cilin ai po e quan “tur liberalizimi”, të ngjashëm me atë që e kishte nisur para se të tërhiqej nga koalicioni me LDK-në.

“Pra jam e bindur në këtë situatë që gjendet Kosova, PDK-së i konvenojnë zgjedhje dhe mund të them se çdo ditë e kësaj qeverie është e dëmshme për vendin. Por e di se në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja do të jetë në opozitë, për shkak se këta njerëz që po e udhëheqin kohëve të fundit e kanë treguar fytyrën e vet të vërtetë dhe nuk e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve. Me këtë qeveri nuk do të ketë as liberalizim, e as zhvillim ekonomik, e as ushtri që në start është e dështuar”, ka thënë deputetja Millaku.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ditëve të fundit ka filluar një “tur” dëgjimi nëpër komuna të Kosovës, të cilin ai po e quan “tur liberalizimi”, të ngjashëm me atë që e kishte nisur para se të tërhiqej nga koalicioni me LDK-në.

Njohës të çështjeve politikë dhe profile të ndryshme të subjekteve politike, konsiderojnë se Veseli këto turne nuk po i bën për liberalizim, por po i bën për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj pas miratimit eventual të demarkacionit. Ata vlerësojnë, se të gjitha partitë që kanë bërë koalicion me PDK-në, kanë dështuar dhe asnjë qeveri nuk e ka pas mandatin e plotë, pasi sipas tyre PDK është parti e interesave personale, mafioze e kriminale.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka thënë për “Bota sot” , se historikisht të gjitha partitë që kanë bërë koalicion me PDK-në kanë dështuar dhe asnjë qeveri nuk e ka pasur mandatin e plotë, kjo për shkak se PDK është parti e interesave personale, mafioze e kriminale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat