“Ky koalicion përbëhet nga njerëz që ecin me alltia në shokë”

Politika

“Ky koalicion përbëhet nga njerëz që ecin me alltia në shokë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 shkurt 2018 Në ora: 20:35
Dardan Gashi

“Kanë bërë njëmijë faqe të zeza përmes alltisë për të treguar fuqinë e tyre në raport me qytetarët. Ndërsa ky mos ndëshkim për ministrin Gashi duke mos e shkarkuar nga posti që ai e mban, është një shembull i keq për qytetarët e vendit”, ka deklaruar Nexhat Haziri “Bota sot”.

Mocioni i ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi për gjuajtjen me armë në odën e zëvendëskryeministrit tjetër, Fatmir Limaj nuk ka arritur qëllimin e tij, pasi që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan një gjë të tillë.

Kjo është vlerësuar si një shembull i keq që i jepet të rinjve dhe se sipas këtij votimi del që ligji nuk ka vlerë për  deputetet dhe qeveritarët.  Po ashtu, është vlerësuar se kjo qeveri nuk e meriton që të jetë në krye të vendit, gjithashtu është kritikuar edhe opozita e cila nuk ka pasur koordinim lidhur me këtë  mocion të thirrur nga LDK-ja.

Lidhur më këtë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për “Bota sot” se mbështetja e deputetëve të koalicionit për Gashin, është një mesazh i keq për të rinjtë.

“Deputetet e koalicionit e mbështeten gjuajtjen me arme të zëvendëskryeministrit me logjiken që 'nuk është bere nami'. Ky është mesazhi më i keq që ju japim të rinjve”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se një deputet përmendi arrestimin e qytetareve për gjuajtje me arme.

“Ndërkaq, në rastin e këtij zyrtari, ligji nuk po vlen. Mënyra për rrëzimin e kësaj qeverie po bëhet e qartë. Procedurat parlamentare nuk kanë vend këtu”, ka potencuar Hoti për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat