Nuk do ta besoni çfarë pasurie kanë këta deputetë të LDK-së - Bota Sot
Nuk do ta besoni çfarë pasurie kanë këta deputetë të LDK-së

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Nuk do ta besoni çfarë pasurie kanë këta deputetë të LDK-së

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk qëndron keq sa i përket deputetëve pasanik që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e saj, ajo ka deputet që pasuria e tyre kap vlerën prej 1 milionë euro, të deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion

Deputet milionerë të LDK-së, janë: Ramiz Kelmendi dhe Arban Abrashi.

Ramiz Kelmendi, është deputet i këtij subjekti politik dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në Kosovë.

Image
Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi

Ai është pronar i rrjetit të marketeve ‘ELKOS Group-Etc’, ndërtesave dhe veturave luksoze.

Ai ka një ndërtesë të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion që kap vlerën prej 1,575.873.00 euro, dhe një ndërtesë tjetër prej 1.475 metra katror kap vlerën prej 406, 383.00 euro.

Kelmendi posedon edhe dy shtëpi, kurse njëra kap vlerën prej 350 mijë euro.

Arban Abrashi, është deputeti tjetër i LDK-së që pasuria e tij e kap vlerën prej 1 milionë euro.

Ai ka një shtëpi familjare të trashëguar prej prindërve, prej 200 metrave katror që kap vlerën 200 mijë euro.

Image
Deputeti i LDK, Arban Abrashi

Abrashi posedon edhe dy banesa familjare të trashëguar nga prindërit. Njëra është prej 83 metrave katror që kap vlerën prej 40 mijë euro. Kurse, tjetra kap vlerën prej 125 mijë euro.

Ai posedon edhe dy troje të përbashkëta me familjarët e tij që kapin vlerën prej 250 mijë euro.

Ky deputet ka edhe 50% pronë e përbashkët e familjes së gjerë të trashëguar, e papërfunduar prej 4.30 ari prej 100 mijë euro, dhe një apartament të përbashkët prej 68 metrave katror nga shitja e banesës paraprake që kap vlerën 215,000.00 euro.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka një veturë të përbashkët prej 4.500 euro.

Abrashi posedon edhe para të gatshme në institucionet financiare.

Në bankën NLB Prishtinë, janë të deklaruara 24 mijë euro. Kurse, në Swedbank dhe SBAB në Suedi, janë të deklaruara 35 mijë euro, dhe 7 mijë euro të deklaruara nga prindi i tij në Pro Credit Bank në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test