“Kthesa e Thaçit për Specialen ndodhi në Davos të Zvicrës”

Politika

“Kthesa e Thaçit për Specialen ndodhi në Davos të Zvicrës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 shkurt 2018 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi dhe Viçiq

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”,  ka thënë se në samitin e mbajtur në Davos të Zvicrës ka ndodhur kthesa për ndryshimin e qëndrimit të Thaçit rreth Gjykatës Speciale.

“Ndryshimi i Thaçit vjen pas samitit në Davos, aty ku Thaçi e ndjeu izolimin pasi tërë kohën u sorollatë nëpër korridoret e saj. Besoj se në Davos ndodhi kthesa, derisa edhe aleatët e koalicionit filluan të braktisin një nga një Thaçin. Si asnjëherë më parë Thaçi po e ndjen fuqinë e SHBA, e cila nuk toleron askënd që është kundër procese të vendit”, ka thekuar Mehmeti.

Image
Analisti Faton Mehmeti

Më tutje, ai ka shtuar se Thaçi pranoi dështimin e tij ndaj drejtësisë.

“Me këtë Thaçi u tërhoq nga tentativa për  të matur pulsin e perëndimit ndaj kërkesës për shfuqizim, dhe kur nuk i doli siç dëshiroj u tërhoq. Në fakt kjo mund të quhet dështim i Thaçit. Gjykata Speciale është uragan që nuk ndalet, kush i del para e merr me vete. Thaçi  pranoj dështimin e tij ndaj drejtësisë, cak i të cilës është vet ai”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat