“Thaçi njeriu përgjegjës për dështimet në Kosovë” - Bota Sot
“Thaçi njeriu përgjegjës për dështimet në Kosovë”

Politika

E shtunë, 20 tetor 2018

“Thaçi njeriu përgjegjës për dështimet në Kosovë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 shkurt 2018 Në ora: 18:45
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka kritikuar të gjithë ata ‘që po e kritikojnë atë’ pasi sipas tij të gjitha kritikat ai po i ‘gëlltitë’ për shkak të Gjykatës Speciale. Sipas tij, të gjithë kritikët po i hedhin kritika të vazhdueshme.

“Ajo që ka ndodhur në 2015’tën të djegin Kuvendin e Kosovës për këtë çështje, sot janë entuziastë për Gjykatën Speciale. Nuk e di pse të gjithë më fajësojnë mua, ndihem mirë që tash koha më jep të drejtë për vendimin tim për themelimin e Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Duke folur rreth asaj se si vlerësohet një deklaratë të tillë nga Hashim Thaçi, dhe se apo mundohet ai që me këtë deklaratë ta shfajësojë veten njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ka thënë se është për keqardhje kjo që po ndodh në Kosovë.

Image
Ismet Haziri

“Është për keqardhje që po bëhemi gaz i dheut në raport me partnerët tonë të cilët bashkë me ne kanë hise në kulaçin e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Pra në retorikën e Presidentit Thaçi se dikush ka entuziazëm me dhomat e specializuar mendoj se është një gafë politike, ngase nuk na ka mbetur asgjë të entuziazmohemi. Jam shumë i sigurtë se kjo gjendje e “GETOS” që kemi është pasojë e një lidershipi i cili në vazhdim duke hipnotizuar populli, qeverisi me egot e përfitimeve duke stimuluar praktikat korruptive dhe politika ditore të pa vizion. Pasojë e këtyre politikave i kemi edhe problemet që po na godasin sot, siç janë: dhomat e specializuara, demarkacioni, asociacioni dhe nëse nuk dimë të parandalojmë, atëherë  do të kemi edhe pasoja tjera që Kosovën mund ta nxjerrin në udhëkryqin e madh”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, është mirë secili prej tyre të mos bëj gabime dhe të mos djeg “Cerga për një plesh”.

“Thaçi në vitin 2015 ka qenë partneri më i denjë i atyre që kanë dashur të themelojnë Gjykatën Speciale, me dhe pa pasoja duke miratuar kështu në Kuvendin e Kosovës. E njëjta po ashtu sot është bërë kategori kushtetues dhe në ditët e kaluara nuk do të ishte dashur që të merren me diçka që nuk ka mundësi të zhbëhet, ose të zhbëhet duke mos parandaluar drejtësinë ndërkombëtar, por duke i kthyer në pikëpyetje të madhe të arriturat e gjertanishme të Kosovës në tërësin e saj”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se askush nuk mund të fajësoj dikë që nuk ka pasur përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, por edhe nuk mund të amnistohen ata që kanë qenë në të gjitha proceset bartëse të çdo vendimmarrje dhe nënshkrues të drejtpërdrejtë i çdo marrëveshje si e rangut të nivelit qendror dhe të atij ndërkombëtar.

“Nëse Thaçi ka diçka të mirë në Kosovë patjetër se duhet ti atribuohen meritat, por gjithsesi duhet thënë se Thaçi  është njeriu ma përgjegjës për të gjitha dështimet dhe parregullsitë që ndodhën në Kosovë. Prandaj në lidhje me atë se a po pretendon Presidenti të shfajësohet, mendojë se liderët e institucioneve nuk guxojnë të vinë në pozicion të shfajësimit, por janë në pozita të përgjegjësisë në baza të kushtetutës dhe të betimit që i ngarkon çdo devijim nga ajo që mund të merr konotacion tjetër. Konsideroj se e vërteta do të dal në shesh shumë shpejt dhe të zbulohet nëse iniciativa e veteranëve ka buruar nga mesi i tyre,  apo ka qenë e orkestruar nga dikush që me paramendim ka dëshiruar ta hedh gurin dhe ta fsheh dorën”, është shprehur Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test