Nuk dihet se kur pezullohet greva e mjekeve në Mitrovicë

Politika

Nuk dihet se kur pezullohet greva e mjekeve në Mitrovicë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 7 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës

Kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës kanë filluar grevën, për arsye se ata kërkojnë rritjen e pagave me koeficientin 11. Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një vendimi të marr unanimisht nga reparti abdominal dhe kirurgjia e përgjithshme në këtë spital.

Lidhur me këtë çështje Erseka Hasanaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Mitrovicës ka thënë për “Bota sot” se Drejtoria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca mbi Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Meqenëse, ka të bëjë me Komunën e Mitrovicës dhe qytetaret e kësaj komune janë të ndikuar direkt, ne si Drejtori e Shëndetësisë e kemi parë të arsyeshme të kontaktojmë me Drejtorin e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, respektivisht Drejtorin e këtij institucioni që të na njoftoj lidhur me ecurinë e kësaj proteste, duke u referuar se ne si Drejtori e Shëndetësisë nuk kemi kompetenca mbi Spitalin Rajonal të Mitrovicës i cili menaxhohet direkt nga Ministria e Shëndetësisë. Ata na njoftuan se kanë ndërmarr hapat e nevojshme që protesta të përfundoj dhe te u kthehen punës” ka përfunduar Hasanaj.

Në protestë ishin edhe 16 kirurgë të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dhe atyre të Prishtinës, mirëpo ata vendosën që greva e tyre të pezullohet pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat