KMDLNj drejton akuza kundrejt Speciales, analisti thotë se ato nuk qëndrojnë - Bota Sot
KMDLNj drejton akuza kundrejt Speciales, analisti thotë se ato nuk qëndrojnë

Politika

E martë, 16 tetor 2018

KMDLNj drejton akuza kundrejt Speciales, analisti thotë se ato nuk qëndrojnë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Selia e Gjykates Speciale

Përkundër që raportohej se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale do të fillonin pas janarit, një gjë e tillë ende nuk është bërë.

Gjersa aktakuzat e para të Gjykatës Speciale ende nuk kanë filluar, nisma e disa deputetëve për shfuqizimin e saj është në Qeveri dhe vendimi i kësaj të fundit ende nuk është bërë.

Por, KMDLNj sot përmes një reagimi për medie ka sulmuar këtë Gjykatë duke thënë se do të korruptohet sikurse UNMIK-u dhe EULEX-i.

KMDLNj, kryetar i së cilës është Behgjet Shala thotë se orgjia e korrupsionit do të vazhdojë edhe në Gjykatë Speciale, për shkak të përfitimeve të mëdha.

“Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të UNMIK –ut dhe EULEX –it, do ta korruptojnë edhe Gjykatën Specale”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej thuhet se këto dy sisteme të drejtësisë kanë shqyrtuar rastet më të rënda të krimeve por sipas tyre nuk ka pasur rezultate. 

Mirëpo, reagimi i KMDLNj-së kundërshtohet nga analisti politik Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Duke folur për “Bota sot” Burjani thotë se nuk qëndron deklarata e KMDLNj-së që Gjykata Speciale të korruptohet sikurse EULEX-i, pasi sipas tij, ajo nuk e ka selinë në Kosovë.

“Jo kjo nuk qëndron, Gjykata Speciale nuk mund të korruptohet sikurse EULEX-i. EULEX-i është krejt diçka tjetër dhe është i vendosur në Kosovë, një prej arsyeve pse kjo gjykatë ka selinë në Hagë është pikërisht kjo që mos të ketë ndërhyrje dhe gjëra tjera, pra nuk ka dyshime dhe nuk ka bazë. Nuk ka bazë këto dilemma apo dyshime që prezantohen nga individë të ndryshëm, kjo Gjykatë do të punojë jashtë Kosovës dhe të gjitha procedurat do të kryhen në Hagë”, ka deklaruar Bujrani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test