Thaçi, Veseli, Haradinaj vazhdojnë shkeljen e protokollit me vizitat jashtë vendit

Politika

Thaçi, Veseli, Haradinaj vazhdojnë shkeljen e protokollit me vizitat jashtë vendit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 shkurt 2018 Në ora: 21:48
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Edhe sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po e vazhdon vizitën e tij në Kroaci, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Hardinaj gjenden në Uashtington të cilët po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Nga kjo i bije se Veseli, Thaçi dhe Haradinaj kanë shkelur Ligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, pasi në vend nuk është asnjë nga udhëheqësit e shtetit.

Në nenin 19, paragrafi 4 në Ligjin mbi Protokollin Shtetëror thuhet se duhet të koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në nenin 19, paragrafi 4 në Ligjin mbi Protokollin Shtetëror.

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme që tre udhëheqësit e shtetit të shkojnë jashtë vendit.

“Po në rregull, por tre njerëzit kryesor institucional nuk kanë pas nevojë të shkojnë përnjëherë në një shëtitje të gjatë, kuptohet se lutjet e mëngjesit nuk janë obligative, aty shkojnë edhe OJQ dhe përlotë zyrtar të shteteve të ndryshme , është një agjendë e lirë, mendojë se kjo u bë traditë për të vizituar SHBA  dhe për të parë këtë shtet të mrekullishëm dhe mikun më të madh të Kosovës”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se ata kanë udhëtuar me shpenzime të buxhetit dhe se nga këto vizita të ketë rezultat  në sferën e zhvillimit ekonomik apo edhe për njohje të shtetit të Kosovës.

“Sidoqoftë meqenëse shpenzohen parat e buxhetit të shpresojmë se do të ketë ndonjë rezultat  në sferën e zhvillimit ekonomik, apo lobuese për njohje të reja e tjera, pra thjesht të mos jetë vizitë kurioze për të parë SHBA-at”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat