Shoqëria civile tregon se çfarë duhet të bëj Qeveria për formimin e ushtrisë - Bota Sot
Shoqëria civile tregon se çfarë duhet të bëj Qeveria për formimin e ushtrisë

Politika

E hënë, 15 tetor 2018

Shoqëria civile tregon se çfarë duhet të bëj Qeveria për formimin e ushtrisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 shkurt 2018 Në ora: 15:35
Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Për menaxheren e projekteve për bisedimet Kosovë-Serbi në Institutin KDI, Jeta Krasniqi, mundësia e vetme për transferimin e FSK-së në ushtri është përmes një konsensusi të përgjithshëm me gjithë pjesëtarët e komuniteteve, përfshirë edhe atë serb.

“Vlerësoj se lidershipi kosovar duhet të punoj në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për çështje të rëndësisë shtetërore si është kjo e transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ky transformim të ndodh në bashkërendim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtar”, thotë Krasniqi për “Bota sot.

Sipas saj, lidershipi i Kosovës duhet të jetë i qartë që ushtria e ardhshme e Kosovës do ti shërbej interesave të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do të shërbej si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Image
Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit për bisedimet Kosovë-Serbi, në KDI

“Lidershipi kosovar duhet të angazhohet në një dialog të brendshëm me qytetarët e saj nga të gjitha komunitetet, përfshirë këtu komunitetit serb, për të garantuar integrimin e tyre të plotë në institucionet e Kosovës, duke mos lejuar instrumentalizimin e tyre nga ana e Serbisë, shtoi Krasniqi .

Ndryshe, formimi i ushtrisë ka filluar prej muajit mars të vitit 2014, kur në atë kohë, Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi miratoi Strategjinë për Shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Por, pas zgjedhjeve të qershorit po të njëjtit vit në Kuvendin e Kosovës erdhi një subjekt i ri politik, Lista Serbe që e zyrtarisht e mohon shtetësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht ajo po e pengon edhe themelimin e ushtrisë.

Kurse, ditë më parë zëvendëskryeministri, Dalibor Jevtiç në Qeverinë Haradinaj, në një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-ve – Pentagon, ka kundërshtuar themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Jevtiç u ka thënë zyrtarëve të Pentagonit se themelimi i kësaj force ushtarake është kundër interesit të komunitetit serb. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test