Formimi i Ushtrisë, temë në bisedimet e Brukselit?

Politika

Formimi i Ushtrisë, temë në bisedimet e Brukselit?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 shkurt 2018 Në ora: 18:40
FSKa

Dy partitë opozitare e quajnë të papranueshëm kundërshtimin për themelimin e ushtrisë së Kosovës, që zëvendëskryeministri, Dalibor Jevtiç, e bëri para zyrtarëve të Pentagonit në SHBA. Për këtë, ata po kërkojnë miratimin e një projektligji për të sanksionuar zyrtarët e Listës Serbe të cilët lobojnë kundër interesave të shtetit.  Në anën tjetër, analistët thonë se një çështje madhore siç është ajo e formimit të FAK-ut, mund të mbetet edhe si temë e bisedimeve në Bruksel.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës po kërkojnë miratimin e një ligji, i cili u ndalon zyrtarëve të Listës Serbë që janë pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit që të lobojnë kundër shtetit të Kosovës.

Kjo kërkesë e tyre, vjen pas kundërshtimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës, që zëvendëskryeministri nga komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç, e bëri gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes të Amerikës-Pentagon.

Jevtiç, i cili udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në takimin me Laura Cooper, asistente e sekretarit të mbrojtjes është shprehur se themelimi i ushtrisë, është kundër interesit të komunitetit serb në Kosovë.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë për të kërkuar një sqarim nga ekzekutivi lidhur me kundërshtimin e zyrtarit në fjalë gjatë vizitës së tij në SHBA, por askush nuk është përgjigjur.

Nga ana tjetër, deputetët opozitare thonë se kundërshtimi i Jevtiçit bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, pasi që sipas tyre, ky akt më i lartë juridik i obligon zyrtarët publik të punojnë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe të shtetit, e jo të kundërtën që po e bën zyrtari në fjalë.

Madje, ata thonë se veprime të tilla duhet të sanksionohen ligjërisht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat