Analisti politik tregon gabimin më të madh për Kosovën në dialog me Serbinë

Politika

Analisti politik tregon gabimin më të madh për Kosovën në dialog me Serbinë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Deklarata e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se dialogu me Serbinë nuk ka kuptim pa liberalizim të vizave për Kosovën, ka qenë një temë mjaft e diskutuar.

Hoxhaj në vizitën e tij në Strasbourg të Francës, nuk ka hezituar t'ua thotë zyrtarëve të BE-së se dialogu me Serbinë varet vetëm nga liberalizimi i vizave, përcjellë “Bota sot”.

Ai e kishte quajtur të pakuptimtë vazhdimin e dialogut me Serbinë nëse nuk ka heqje të vizave.

Image
Faik Krasniqi

I këtij mendimi është edhe njohësi i çështjeve politike në vend. Faik Krasniqi në një prononcim për  “Bota sot” thotë se gabimi më i madh i Kosovës ka qenë mos kushtëzimi për shumë çështje, para se të fillonin bisedimet.

Sipas tij, Serbia ka qenë përfituesja më e madhe e dialogut mes dy shteteve.

“Serbia ka qenë përfituesja më e madhe e dialogut Kosovë-Serbi, kurse qytetarët e Kosovës vazhdojnë akoma të ngelin të izoluar nga BE-ja. Gabimi më i madh i Kosovës ka qenë mos kushtëzimi për shumë çështje, para se të fillonin bisedimet me Serbinë”, ka thënë ai.

Krasniqi thotë se Kosova vazhdimin e dialogut me Serbinë mund ta kushtëzojë me liberalizim të vizave.

“Sidoqoftë, Kosova vazhdimin e dialogut me Serbinë mund ta kushtëzojë me liberalizim të vizave, në të kundërtën s'ka pse të vazhdoje ky dialog”, ka përfunduar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat