Ish- agjenti i SHIK-ut: Loja e Presidentit me territore në veri daton që nga 1999

Politika

Ish- agjenti i SHIK-ut: Loja e Presidentit me territore në veri daton që nga 1999

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 shkurt 2018 Në ora: 23:48
Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.

Kështu është raportuar ditë më parë në mediat vendore, duke thënë se Thaçi dhe Haradinaj, ka mundësi që idenë e tyre, e cila ide është më shumë e Beogradit se sa e tyre, e kanë prezantuar edhe tash në SHBA, në takimet që zhvilluan me këshilltarët e Presidentit Donald Trump, por edhe me drejtorin e CIA.

Ish- luftëtari i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë për “Bota sot” se Presidenti “lojë” me territore në veri e ka filluar që nga viti 1999.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë që ai të vazhdojë bisedimet me Serbinë, sepse i fali tokë vendeve tjera.

“Po loja e Presidentit tonë me territore në veri ka filluar qysh vitin 1999 edhe me ndihmën e shërbimit sekret francez DGSE dhe shërbimit sekret serb UDB dhe e kam cekur edhe shumë kohë ma herët se është vetëvrasje e shtetit të Kosovës nëse lejojnë që Hashim Thaçi t’i vazhdojë  bisedat me Serbinë, pasi i njëjti njeri fali apo shiti tokë Maqedonisë, i fali apo i shiti mijëra hektarë Malit të Zi  dhe i njëjti njeri e dështoi komplet shtetin ekonominë, drejtësinë dhe i njëjti njeri që ta shpëtojë veten dhe i zënë shumë ngushtë nga dosjet serbe të UDB është në gjendje që Serbis t’i dhurojë 30% të territorit të Kosovës dhe këto tradhti njëpasnjëshme t’i reklamon  si sukses të Kosovës dhe sukses të politik bërjes së tij "briliante" i lidhur me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka pohuar Miftari.

Sipas tij, edhe në “lojën” për Specialen, ai e ka rolin kryesor.

“ Edhe loja me specialen ku i përdori dhe i përdor OVL e veta si kondom kinse kundër Gjykatës Speciale është ta mbulojë  fajin sikurse  Pilati kur i pastroi duart me ujë kur urdhroi kryqzimin e Jesusit,  pasi pikërisht Hashim Thaçi ka rolin kryesor që e solli këtë gjykatë të padrejt kundër Kosovës me këto lojrëat kinse refuzimit speciales deshti ta pastrojë veten nga akuzat që mund t’i bëjnë të akuzuarit e mundshëm  të UÇK në Hagë, pasi dihet shumë mirë se gati asnjë njeri nuk ësht vrarë pa dijen dhe miratimin e Hashim Thaçit dhe shtabit tiran gjatë luftës e sidomos vrasjet politike të pas luftës”, ka nënvizuar tutje Miftari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat