Arifi mohon të ketë krizë në koalicionin PANA-Lista serbe

Politika

Arifi mohon të ketë krizë në koalicionin PANA-Lista serbe

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 12 shkurt 2018 Në ora: 14:15
Koalicioni PANA-Lista serbe

"Ju mund të vini në gëzimin e djalit, vajzës, krejt shteti, por janë edhe qindra tjerë, është banket, festë familjare. Por, me e thirrë veç shtetin në shtëpi... sigurisht u pa që s’është mirë", kjo ishte deklarata e dhënë nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj që zgjoi shumë ‘’pluhur’’ në opinionin e gjerë. Në ndërkohë u aludua edhe për mundësinë e prishjes së koalicionit.

Në lidhje me këtë çështje, shefi i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë njëherish edhe shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, në një prononcim për gazetën ‘Bota sot’’ mohoi të ketë luhatje në koalicionin qeverisës

‘’Jo ska luhatje, jo. Asnjë krizë që nga krijimi i kësaj qeverie nuk ka pas në mes të partnerëve të koalicionit’’, përfundon Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat