Ngjarja e vitit 1999, që ishte pikënisje e problemeve në veriun e Mitrovicës

Politika

Ngjarja e vitit 1999, që ishte pikënisje e problemeve në veriun e Mitrovicës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 shkurt 2018 Në ora: 20:09
Foto ilustrim "Bota sot"

“Ajo që mund të them, është se kjo Qeveri me këta njerëz, jo vetëm që nuk mund ta zgjidhin këtë problem por edhe e bëjnë të pamundur zgjidhjen pasi që ata e kanë krijuar. Besoj se qytetareve ju kujtohen protesta e punëtoreve të shëndetësisë në 1999 kur i ndali Hashim Thaçi me direktiva te agjenturave Francez. Unë mendoj se zgjidhja e këtij problemi fillon me rënien nga froni i atyre që e kanë krijuar këtë problem”, ka thënë deputetja Millaku.

Pavarësia e Kosovës, mund të konsiderohet e pakompletuar,  pasi autoritetet shtetërore mjerisht nuk kanë arritur ta shtrijnë ashtu siç do duhej sovranitetin në gjithë territorin.

Në pjesën veriore të vendit, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, nuk ndjehet ende dora e shtetit të Kosovës

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se instalimi i një anarkie të tillë “institucionale” në mënyrë të vazhdueshme ka prodhuar një gjendje jo të mirë në pjesën veriore të Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po shpërfaqet.

Sipas tyre, kjo po ndodhë për faktin se oligarkia e Kosovës, ka kooperuar në vazhdimësi në të gjitha fushat, duke përfituar kështu pozicione dhe interesa personale me përfitime me mega-projekte dhe duke e zhbërë kështu edhe buxhetin e Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për “ Bota sot” se problemi i veriut te Kosovës ka histori 19 vjeçare dhe si problem bartet që nga paslufta.

“Tashmë është e njohur për opinionin e gjerë se ky problem është krijuar nga komandantët e luftës e konkretisht nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka potencuar ajo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat