Interpelanca për Haradinajn e kotë, kërkohet largimi i Qeverisë

Politika

Interpelanca për Haradinajn e kotë, kërkohet largimi i Qeverisë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 shkurt 2018 Në ora: 22:31
Ramush Haradinaj ne Kuvend

Të enjten pritet që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rritjen e pagave nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

 Lidhur më këtë çështje, analisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se nuk pret të ketë surpriza në Kuvendin e Kosovës për interpelancën e thirrur për rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj.

Image
Nexhat Haziri

“Do të jetë vetëm një rutinë sikur edhe të interpelancave të tjera apo të thirrura më parë. Pra edhe kjo e thirrur për rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj, nuk është se do të na surprizojë  me përmbajtje, përveç se opinioni do të dhunohet psiqikishtë me fjalime shterpe dhe me akuza e kundër akuza në raport pozitë-opozitë. Kjo qeverisje e keqe dhe ky kryeministër injorant nuk ndalen përmes interpelancave pasi siç thotë populli moti janë pajtuat me marrën” ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se opozita nuk duhet të kënaqet nga kjo interpelancë, dhe ka ftuar që të ketë bashkëpunim ndemjet partive opozitare si dhe me ato të koalicionit që kjo qeveri të largohet. “Opozita nuk duhet të kënaqët me këto interpelanca por duhet të reflektoj dhe të nxis një bashkëpunim dhe koordinim brenda opozitar por edhe me partnerë të tjerë të caktuar nga koalicioni qeverisës për ta detyruar këtë qeveri sa më shpejtë të largohet”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat