Momenti i LDK-së - Bota Sot
Momenti i LDK-së

Politika

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Momenti i LDK-së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 shkurt 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

“Derisa VV u nda, PDK-ja në prag të shkatërrimit është vetëm LDK-ja më e konsoliduar dhe e pritshme që në të ardhmen e afërt të udhëheq vendin. PDK-ja është ndërtuar nga mëkati dhe tani që mëkati i saj ta zë, do fundoset përfundimisht. Besoj se LDK-ja duhet të vazhdojë rrugën e Dr. Ibrahim Rugovës, sepse çdo rrugë tjetër është e gabuar dhe pa të ardhme”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Ka një kohë të gjatë që Lidhja Demokratike e Kosovës, po paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Madje, subjekti i cili edhe pati rritje të votave në zgjedhjet lokale, po vlerëson se kohëzgjatja e kësaj qeverie do të jetë vetëm deri në pranverën e këtij viti. LDK ishte ndër subjektet e pakta që u deklaruan kundër tentativave për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Për këtë arsye, njohës të çështjeve politike në vend, konsiderojnë se,  nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Kosovë LDK do të dilte pa dyshim e para.

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka ka thënë se LDK ka qenë dhe mbetet subjekti politik pa skandale si më parë ashtu edhe tani.

I pyetur lidhur me Gjykatën Speciale dhe gjërave që mund të ndodhin pas arrestimeve të para, Gecaj ka deklaruar, se partia e tij, nuk i varë shpresat në dobësi apo probleme të partive tjera, por në fuqinë, vizionin dhe kapacitetet e partisë së saj.

“Në këtë periudhë kohore, çfarëdo kalkulimi mbi atë se çfarë do të rrjedhë nga Gjykata Speciale është spekulim i pastër. Nuk i gëzohet LDK-ja fatkeqësisë së askujt por ne shpresojmë shumë që vrasjet politike ndaj shumë aktivistëve të LDK-së do të ndriçohen, dhe dëshirojmë të besojmë se një pjesë e këtyre akteve kriminale do të mund të ndriçohen edhe nga Gjykata Speciale. Veprat e tilla nuk përshkruhen kurrë, prandaj ne duhet të punojmë me shumë që sistemi ynë ligjor në një të ardhme të afërt të jetë më efikas në këtë drejtim”, ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test