Abazi tregon dështimin më të madh të Kosovës

Politika

Abazi tregon dështimin më të madh të Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 shkurt 2018 Në ora: 21:59
Haki Abazi

Kosova është në prag të festimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së saj si shtet i pavarur dhe sovran.

E ky përvjetor, e gjen Kosovën me suksese dhe probleme e çështje që ende nuk janë zgjidhur.

E për gazetën “Bota sot”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka treguar se cilat janë dështimet për këtë 10 vjetor të pavarësisë.

Sipas tij, dështimi më i madh në vend është mos vendosja e sistemit të drejtësisë së pavarur.

“Dështimi më i madh në Kosovë është mos vendosja e sistemit të drejtësisë së pavarur që ka efektuar të gjithë sektorët e më së shumti çështjen  e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje por gjithashtu edhe çështjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit gjë që ka zvogëluar kredibilitetin e shteti. Dështimet në integrime evropiane, mostransformimi i FSK-së në ushtri, mungesa e drejtës për lëvizje të lirë si qytetarë të vetëm të Evropës kontinentale dhe mungesa e investimeve direkte ka bërë që shtetësia dhe pavarësia meritore e shtetit të Kosovës të jetë e keqpërdorur për interesa të një grupi të vogël”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, pavarësia duhet të festohet, pasi dështimet mund të ngadalësojnë proceset por jo progresin dhe të drejtën e qytetarëve për të gëzuar shtetin e pavarur.

“Festimi i aktit të shpalljes së pavarësisë dhe ditës është gjë e mirë dhe domosdoshme, politikanët shkojnë dhe vijnë, dështimet ngadalësojnë ecjen por në asnjë mënyrë nuk mund ta ndalojnë progresin dhe të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një vend të pavarur dhe sovran”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat