“Thaçit iu dridhke zëri para Rugovës, i thahej pështyma”

Politika

“Thaçit iu dridhke zëri para Rugovës, i thahej pështyma”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Hashim Thaçi, porositi dhe sponzorizoi dy autorë britanik që të shkruajnë një autobiografi për të, por, Thaçi siç duket provoi që përmes këtij libri, “Shteti i ri, burrështetasi modern”, ta ngrit veten duke i ulur të tjerët.

Në disa rreshta të atij të atij libri, ofendohet rëndë ish presidenti historik, Ibrahim Rugova, duke u krahasuar me serbët si një pijanec e frikacak.

Ndërkaq për këto shkrime ka folur publicisti i njohur Rexhep Shahu, i cili për “Bota sot” tha se ashtu siç duhen dy mijë libra dhe 600 vjet të tjera për ta rrëzuar figurën e Skënderbeut, po ashtu duhet të shkruhen edhe dy milionë libra e artikuj në shtypin botëror dhe duhet të kalojnë shekuj që ta njollosin figurën e Rugovës.

“ Sikundër për ta rrezuar Skënderbeun, duhen shkruar edhe dymijë libra te tjerë a më shumë dhe duhet të kalojnë edhe 600 vjet të tjera, po ashtu duhet të shkruhen mbi 2 milionë artikuj në shtypin botëror, disa mijëra libra, duhet të kalojë një shekull a më shumë luftë kundër Ibrahim Rugovës dhe ai veç do të rritet në madhështi. Nuk ka libër atentati që e rrezon apo cenon Ibrahim Rugovën. Duhet zhbërë Kosova, liria e pavarësia e saj, dhe vetëm atëherë mund të cenohej Rugova”,-tha Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai thotë se është i vogël cilido që e fyen Rugovën dhe se autorët e këtij libri dhe porositësit e tij, nuk i mbërrijnë as te thembra Ibrahim Rugovës.

“Është i vogël dhe është morr cilido që fyen Rugovën, aq më tepër që nuk jeton më fizikisht që të zhbënte me heshtjen e shpërfilljen e tij shpartalluese çdo kundërshtar. Autorët e librit fyes ndaj Rugovës dhe porositësit e atij libri nuk i mbërrijnë as te thembra e Ibrahim Rugovës. Kosova është fryma e Rugovës, ai është feja e Kosovës”,- u shpreh Shahu për “Bota Sot”.

Shahu thotë se Thaçi dridhej në çdo ambient ku ishte Rugova.

“Hashim Thaçit që ka thirr argatë për të shkruar kundër Rugovës, me e fye Rugovën, iu dridhke zëri para Rugovës, i thahej pështyma kur ndodhej ne ndonjë ambient ku ishte Rugova”,-përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat