Kush janë “Komandantët” listëbërës dhe urdhërdhënës të vrasjeve politike dhe si varen ata nga Serbia?

Politika

Kush janë “Komandantët” listëbërës dhe urdhërdhënës të vrasjeve politike dhe si varen ata nga Serbia?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Foto ilustrim nga Bota sot

Kosovën pas përvjetorit të pavarësisë e presin shumë ngjarje të rëndësishme që kanë mbetur pezull, si pasojë e premtimeve të mëdha nga liderët e shtetit. Ndonëse u premtua vite më parë që Kosova 10 vjetorin do ta pres me shumë zhvillime, kjo gjë nuk ndodhi.

Kosova ende nuk është e anëtarësuar në shumë organizata botërore, ende nuk është liberalizuar nga vizat, ende nuk ka ushtri e po ashtu nuk e ka zgjidhur çështjen e demarkacionit dhe asociacionit. Nga vlerësimet e shumta të organizatave ndërkombëtare, Kosova ende del të jetë e zhytur në krim dhe korrupsion, duke iu bllokuar kështu rruga drejtë Bashkimit Evropian.

Por, një çështje tjetër e një rëndësie po ashtu të madhe është Gjykata Speciale, e cila shpejtë mund të filloj punën e saj dhe të shkaktoj trazira në vend. Kështu mendojnë edhe njohësit e çështjeve politike në vend.

Krerët e krimit në  krye të institucioneve

Kështu, publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj, thotë se pyetja, gjithnjë aktuale, nëse e pret Kosovën furtuna e Gjykatës Speciale, tani, pas jubilarit të pavarësisë, logjikisht, po.

”Shqetësimi i opinionit të brendshëm, por, edhe të jashtëm, se vonesa, në vite e dekada, vështirëson hetimet për krimet masive, është sa i ligjshëm, aq edhe i bazuar. Aq më tepër kur në krye të institucioneve, pushtetare e shtetërore, janë krerët e krimit të organizuar vrastar dhe të korrupsionit galopant, të hajnisë zyrtare, ka potencuar ai.

Zeqiraj ka kujtuar kështu, disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në Kosovës e që nuk janë zbuluar ende.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat