Nuk ka libër që e rrezon apo cenon madhështinë e Presidentit Rugova

Politika

Nuk ka libër që e rrezon apo cenon madhështinë e Presidentit Rugova

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 shkurt 2018 Në ora: 18:42
Libri biografik për Hashim Thaçin

Ka dalë në shitje libri “Shteti i ri, burrështetas modern”, i shkruar nga autorët britanik, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, i cili thuhet të jetë porositur nga presidenti Hashim Thaçi. Ky libër është autobiografi për vetë  Hashim Thaçin.

Përgjatë rreshtave të këtij libri, ka edhe përmbajtje ofenduese ndaj ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës, ku shkruhet se Rugova ishte pijanec serb, frikacak defetist, njeri që nuk mund ta menaxhonte as kollën e tij, etj.

Këtu u shfaq edhe njëherë urrejtja e Thaçit ndaj presidentit historik, Ibrahim Rugovës, edhe pse Thaçi shkon nëpër homazhe tek varri i Rugovës dhe lëvdon jetën dhe veprën e tij.

Lidhur me këtë, ka folur për “Bota sot” analisti politik dhe ish-përfaqësuesi i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Zogaj, i cili tha se libra të tillë me porosi, zakonisht shkruhen nëpër kuzhina të ndyta dhe nga autorë përfitues prandaj janë pamflete.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat