“Sjellja e Haradinajt, sjellje e një njeriu pa përvojë politikë”

Politika

“Sjellja e Haradinajt, sjellje e një njeriu pa përvojë politikë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 shkurt 2018 Në ora: 15:03
Ramush Haradinaj

Të premten është mbajtur vazhdimi i seancës se jashtëzakonshme për Demarkacionin, por me pas ajo është shtyrë për të mërkurën.

Por, kjo seancë nuk kalojë lehtë pasi që patë debate ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe të shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit.

Haradinaj i`u drejtua me fjalë të rënda deputetëve të LDK-së duke i thënë të kenë turp. Ndërsa, Hoti ka thënë t`i vjen turp si kryeministri i drejtohet vendit.

Kurse, një ditë me pas Haradinaj u “zbut” duke e nënshkruar një marrëveshje në të cilën aprovohen kërkesat e LDK-së.

Image
Mentor Tahiri

Lidhur me këtë, analisti politik, Mentor Tahiri e ka quajtur sjelljen kryeministrit Haradinaj në Kuvend jo konvencionale e një njeriu me përvojë politike.

“Kryeministri i Kosovës me mënyrën se si u paraqit në foltoren e Kuvendit, ka thelluar edhe më shumë dallimet lidhur me mënyrën se si të ratifikohet projekt-ligji për demarkacionin. Kjo nuk është një sjellje konvencionale e një njeriu me përvojë politike”, ka thënë Tahiri për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se qytetarët presin një reflektim me më shumë pjekuri dhe me një gjuhë më të sofistikuar politike

 “Në foltoren e Kuvendit, posaçërisht kur flet kryeministri, si deputetët e pranishëm, ashtu edhe qytetarët të cilën përcjellin fjalimet përmes mediave, presin një reflektim me më shumë pjekuri dhe me një gjuhë më të sofistikuar politike”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat