Pas lajmit se edhe Vetëvendosja do ta votojë demarkacionin, flet deputetja e VV-së

Politika

Pas lajmit se edhe Vetëvendosja do ta votojë demarkacionin, flet deputetja e VV-së

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 26 shkurt 2018 Në ora: 17:50
Arberie Nagavci,

Pas lajmit se edhe Vetëvendosja do eta votojë demarkacionin, flet deputetja e VV-së

Vetëm dy ditë kanë mbetur deri në seancën ku parashihet votimi i marrëveshjes për Demarkacionin. Mirëpo duhen 81 vota nga deputetët dhe ende nuk dihet nëse janë siguruar votat e nevojshme për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mirëpo, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli kjo marrëveshje do të kalojë, pasi që të mërkurën ratifikimin e kësaj marrëveshje do e ndihmojnë disa deputetë të Vetëvendosjes.

Deputetja e Vetëvendosjes Arberie Nagavci, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se VV-ja ka dhënë qëndrimin e saj rreth demarkacionit

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosjes është i qartë, ndërsa deklaratat e Kadri Veselit janë thjeshtë mënyra për të shkaktuar përçarje ,të kërkojë konfuzitetë. Në Lëvizjen Vetëvendosje qëndrimi jonë është i qartë, për të gjithë ata që e përfaqësojnë Lëvizjes Vetëvendosje”, ka përfunduar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat