“Hashim Thaçi i dëmshëm për Kosovën”

Politika

“Hashim Thaçi i dëmshëm për Kosovën”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Hashim Thaçi

 Lidhur me refuzimin e dekoratave të Presidentit Thaçi, opionisti Nexhat Haziri, ka thënë se ky njeri ka kohë që ka humbur kredibilitetin qoftë si politikan në pozitat e ndryshme të cilat i ka ushtruar, pra edhe tani si president i vendit.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk janë vetëm refuzimi i dekoratave të ndara më rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së vendit, nga ish bashkëpunëtoret e tij, por edhe veprime të tjera të bëra gjatë gjithë karrierës së tij politike, kanë bërë që Thaçi të mos ketë më kredibilitet moral e as politik për të vazhduar si president i vendit. E gjithë karriera e tij politike karakterizohet me mistere të mëdha madje ai nga ish bashkëpunëtoret e tij njihet si një njeri i pabesë, që pasi ti ketë shfrytëzuar bashkëpunëtoret dhe partnerët më të cilët në një kohë të caktuar ka bashkëpunuar dhe më të arritur ti përmbush ambiciet e tij, i hedh si limon të shtrydhur”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, në rrafshin ndërkombëtar Thaçi vazhdon të ketë një rejting të ulët politik, ku media prestigjioze por edhe institucione të tjera ndërkombëtare të politikës dhe sigurisë e shohin si një person që është në krye të mafisë politike në Kosovë.

“Andaj si i tillë Hashim Thaçi është i dëmshëm për Kosovën dhe proceset demokratike në vendin tonë”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat